Rita Ora ka arritur në Kosovë dhe nga videoja e shpërndarë nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, Ritën e kanë kapluar emocionet me të zbritur në aeroport dhe prek tokën me dorë, siç mund ta shihni edhe në video:
“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje! Momente të paharrueshme na presin bashkë!,” ka shkruar Rama.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në ditëlindjen e 33-të ka vendosur të vijë në Kosovë së bashku me bashkëshortin, Taika Waititi në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ka pritur yllin botëror teksa e ka uruar edhe për ditëlindje./Katror.info