Lëvorja e portokallit është shumë e mirë për pastrimin e mushkërive nga helmet e marra nga ajri dhe substancat që shkaktojnë alergji.
Ajo është e pasur jo vetëm me vitaminë C, por edhe me vitaminë A, enzima, fibër dhe pektinë. Vitamina C është fantastike për sistemin imunitar, veçanërisht në kohët kur ai ka më shumë nevojë që të luftojë të ftohurën dhe gripin.
Përveç vitaminës C, lëvorja e portokallit përmban flavonoidë, kalçium, magnez dhe bakër. Flavonoidët janë antioksidantë që jo vetëm që pastrojnë mushkëritë, por edhe pengojnë shfaqjen e tumoreve. Njeriu është i ekspozuar ndaj një niveli të lartë ndotjeje dhe toksinash që vështirësojnë punën e mushkërive. Ajri është i ndotur dhe të gjitha substancat që futen në trup depozitohen në mushkëri duke rënduar funksionin e tyre.
Lëvorja e portokallit duhet pastruar mirë me sodë buke për të larguar pesticidet. Ajo duhet konsumuar rregullisht ndonëse është e vështirë për t’u kafshuar dhe përtypur. Ju mund ta përfshini lëvoren e portokallit në lëngje frutash ose ta thani atë dhe më pas ta bluani sa të bëhet pluhur. Lëvoren e thatë të portokallit mund ta shfrytëzoni edhe për një çaj shërues dhe plot shije.