Vedat Muriqi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e madhe që Mallorca shënoi në fushën e saj, duke mposhtur 1:0 Real Madridin. Me anë të një reagimi të shkurtër publik, sulmuesi kosovar shfaqi entuziazmin e tij për triumfin e arritur.
Mallorca bëri befasinë e ditës në Laliga, duke mposhtur kampionët në fuqi, gjegjësisht Real Madridin, falë një goli që u shënua në minutën e 13-të. Pjesë e këtij aksioni ishte Muriqi.

Shkëputja e tij me kokë bëri që Nacho të vihej në një pozitë të vështirë, duke e devijuar topin, për të shënuar autogol më pas, edhe pse në fillim u mendua se goli do t’i regjistrohej sulmuesit kosovar.
Muriqi: Kjo është shtëpia jonë, këtu vlejnë rregullat tona.