Nga muaji prill, Ministria e Bujqësisë, dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do ta ushtrojë veprimtarinë e tyre institucionale në ambientet e reja, të vendosura në pronën e Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë. Kështu ka njoftuar Ministri i Bujqësisë, Faton Peci nëpërmjet rrjeteve sociale, transmeton Katror.info.
“Nga muaji prill, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të ushtrojë veprimtarinë institucionale në pronën e Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë.
Janë 1500 metra katrorë, me 30 zyra, salla takimesh e prezantimesh dhe hapësira të përshtatshme për arkivin që tashmë janë renovuar. Kjo hapësirë e krijuar vetëm për Agjencinë është një nga kriteret e rëndësishme drejt akreditimit të AZHB-së në fondet e Bashkimit Evropian”, njoftoi Peci. /Katror.info