Rikthehet edicioni i ri i Ligës Unike në basketboll.
Të mërkurën takohen Prishtina me Vllazninë e Shkodrës dhe Ylli me Tiranën, njofton Klankosova.tv.
Përballja e kryeqytetasëve kundër shkodranëve, do të zhvillohet në palestren “Sezair Surroi” në Prizren.
Ndërkaq fituesi i parë i këtij kompeticioni, Golden Eagle Ylli, duelin me Tiranën e luan në palestren “13 Qershori” në Suharekë. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 19:00!
Ylli ishte në finale të këtij kompeticioni edhe në edicionin e fundit, i cili u mbajt në formë të “FINAL 8” në Vlorë, por që u mposht nga Trepça me rezultat 67-66, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë sezoni i ri është kthyer në formatin e vjetër, ku ndeshjet do të zhvillohen në kalendar lige, me vajtje-ardhje.
Për skuadrat pjesëmarrëse nga Kosova, ndeshjet ndërmjet vete në kuadër të Superligës do të llogariten edhe për Ligën Unike./Katror.info