Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se është nisur dhe një ekip tjetër në Turqi për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit të kontigjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Turqi.
Ekipi i përbërë nga oficer e nënoficer do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve, ka njoftuar FSK.
“Është nisur sot edhe një ekip e Forcës së Sigurisë së Kosovë, për të mbështetur operacionet e Kërkim-Shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Republikën e Turqisë. Ekipi i përbërë nga oficer e nënoficer do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve”.
Këtë të premte, kryeministri Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vizituar bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren. Në këtë takim është njoftuar se sonte (të premten e 10 shkurtit) ekipit të FSK-së në Turqi do t’i shtohet edhe një grup tjetër nga garda kombëtare.