Flokët e saj biondë të shkurtër, shenja e saj dalluese dhe fustani i kaltër ishin një hit.
Brigitte Nielsen ishte e pranishme në festën gala në Marbella, ceremoni kjo e cila u organizua nga Eva Longoria Baston.
Aktorja dhe këngëtarja ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 60-të dhe shumëkush mund të lavdërojë pamjen e saj. Me një fustan të kaltër asimetrik që ndjek figurën e saj, Brigitte ishte diva e mbrëmjes.
Ajo u bë e famshme me rolet e saj në filmat “Red Sonja”, “Rocky III”, “Cobra” dhe u vu në qendër të vëmendjes së publikut në vitin 2018 kur solli në jetë vajzën e saj Frida në moshën 55-vjeçare. Vajza është fëmija i parë i saj dhe bashkëshortit të saj të pestë Matthias Desi (45), ndërsa Brigit është nënë e katër djemve, shkruan Katror.info.
“Kam pritur 10 vjet për këtë vajzë të vogël. Ajo është fjalë për fjalë një mrekulli dhe dua t’u them të gjitha grave që të mos dorëzohen kurrë. Në fakt është një porosi për burrat dhe gratë, sepse jeta është e mahnitshme. Dikush duhet të fitojë lotarinë një herë, dhe unë ndihem sikur fitova lotarinë me vajzën time të vogël”, tha ajo.
Ajo ka qenë e martuar me Casper Winding, Sylvester Stallone, Sebastian Copeland dhe Raoul Meyer dhe që nga viti 2006 është martuar me Desin./Katror.info