Në vazhdim të operacionit të kërkim-shpëtimit në Malatya, pas reagimit të një qeni të stërvitur, ekipet arritën ta gjenin Meral Nakir (60 vjeç), që u konstatua se ndodhej në katin e parë të një pallati gjashtëkatësh dhe arritën ta shpëtojnë 77 orë pas tërmetit, shkruan NTV.
Malatya është një nga provincat e shkatërruar nga një tërmet i madh që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën.
Aksioni ka zgjatur rreth 20 orë dhe janë shpuar blloqet dhe është hapur një vrimë drejt vendit ku ndodhej. Nakir u dërgua në spital me ambulancë. Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri deri tani numëron afro 16 mijë viktima./Katror.info