residentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet më të fundit politike në vend dhe për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, shkruan Katror.info.
Në fokus të bisedës ishte situata politike e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, si dhe rrugët për tejkalimin e kësaj sfide në kuadër të rendit demokratik dhe institucional.
Të dy palët nënvizuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë në fushat e mbrojtjes, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik.
Presidentja Osmani theksoi nevojën për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, duke e konsideruar bashkëpunimin në fushën e sigurisë si një garanci për paqen dhe stabilitetin, si brenda Kosovës, ashtu edhe në rajon.
Në përfundim të takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë, duke e cilësuar këtë shtet si një aleat të qëndrueshëm dhe partner të rëndësishëm strategjik./Katror.info