Paris Hilton është bërë sërish nënë – dhe ky është lajmi që vërshoi mediat botërore.
Trashëgimtarja e famshme Paris Hilton solli në jetë djalin e saj Phoenix në janar të vitit të kaluar me ndihmën e një nëne bartëse, ndërsa tani ka befasuar duke treguar se është bërë nënë e një vajze.
Trashëgimtarja e famshme e perandorisë Hilton vendosi të zbulojë në Ditën e Falënderimeve, 23 Nëntor, për çfarë është mirënjohëse dhe rezultoi se ishte vajza të cilën ajo dhe bashkëshorti Carter Rheum e quajtën London.
“Jam mirënjohëse për vajzën time të vogël”, ka shkruar Paris Hilton në Instagram me një foto të adhurueshme, ndërsa mediat raportojnë se vogëlushes i është vënë emri i kryeqytetit të Britanisë së Madhe.
Paris dhjetë vite më parë zbuloi se vajza e saj, nëse do ta kishte një të tillë, do të quhej London, ndaj zgjedhja e emrit nuk është surprizë, ndryshe nga lajmi se ka një fëmijë të dytë që bëri jehonë në mediat botërore./Katror.info