Udhëtimi i parë i trenit të natës midis Berlinit dhe Parisit mbërriti në Paris herët këtë mëngjes, hera e parë që një udhëtim i tillë është bërë në gati një dekadë.
Siç raporton Guardian, treni që u nis të hënën në mbrëmje në orën 20:18 ishte mbushur me udhëtarë, përfshirë ministrin francez të transportit Clement Bonn, i cili përqafoi homologun e tij gjerman, Volker Wissing, përpara se treni të nisej. Pasi treni mbërriti në Paris në orën 10.24 të mëngjesit të sotëm, Bonn e përshkroi udhëtimin si “madhështor”.
“Ky është një fillim i mbarë, një simbol që na duhet në këtë moment. Na duhen projekte të tilla pozitive, ekologjike dhe evropiane”, tha ministri francez.
Arrivée en gare de #Strasbourg du train #paris #Berlin le #NightJet ce mardi 6h12 avec le ministre des #Transports #ClémentBeaune à bord attendu par des députés Alsaciens et des élus locaux #20minutes pic.twitter.com/Hbn8sbKPlx
— 20 Minutes Strasbourg (@20minutesstras) December 12, 2023
Rivendosja e qarkullimit të trenit të natës Berlin-Paris shënon një kthim në favor të udhëtimit të ngadaltë dhe opsioneve miqësore me mjedisin, pasi trenat e natës ndërprenë qarkullimin për shkak të zgjerimit të fluturimeve ajrore me kosto të ulët dhe hekurudhave me shpejtësi të lartë në fillim të këtij shekulli, kur u mbyllën shumë linja trenash të natës.
Qarkullimi në këtë linjë do të kryhet nga trenat e operatorëve hekurudhor kombëtarë të Francës dhe Gjermanisë, SNCF dhe Deutsche Bahn, ndërsa mjetet lëvizëse dhe trenat “Nightjet” janë siguruar nga kompania hekurudhore austriake OBB. Udhëtarët, politikanët lokalë dhe aktivistët e gjelbër kanë bërë thirrje për një shërbim gjumi në trenin midis Berlinit dhe Parisit në vitet e fundit, dhe presidenti francez Emmanuel Macron tha në vitin 2020 se ai synonte të hapte 10 trena të rinj me shërbime gjumi deri në vitin 2030. /Katror.info