A je ka planifikon me pritë mysafir për ndonji mbledhi, festë a ditëlindje e nuk po din se çka me përgatitë? Ne e kemi nji super-recetë hazër për ty, veçanarisht nëse je merakli/ke i/e pastave, por i pëlqen edhe sallatat.
Pasta sallata greke asht super kombinim mes perimeve t’sallatës greke dhe pastave. Kjo pasta sallatë asht ideale nëse je n’mes nji dreke t’lehtë, sallatës e pastave. E nuk don fort filozofi, mjafton do perime me i gri e pastat me i zi.
PËRBËRËSIT:
1 qepë e kuqe (t’prera n’fije)
1/2 paketim makarona t’ziera
300 gr tomatina (t’prera n’gjysmë)
100 gr ullinjë kallamata (t’prerë ngjysmë)
2 lugë gjelle vaj ullini
2 lugë gjelle uthull vere
100 gr djathë feta (i grirë)
2 kastraveca (t’prerë n’rriska)
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
PËRGATITJA:
Me ni enë t’thellë shto krejt përbërësit. Shto vajin, uthullën, kripën e biberin dhe përziji. Servo
REZULTATI:
Kjo sallatë asht e ngjashme me sallatën klasike t’makaronave. E këto dy pasta sallata janë ideale me u servu si paragjellë apo pjatë shoqnuese n’çfarëdo mbledhie, veçanarisht kur organizon ditëlindjet, festat e ahengjet familjare. Poashtu, meqë asht sallatë e ftohtë, mundesh me përgatitë ma shumë e pastaj me e rujtë pjesën e mbetun n’frigorifer. Kësisoji 2 ditë mundesh me e konsumu sallatën.
E mbasi veç jemi te pastat dhe recetat vegjetariane, mos e le pa i provu shpagetat vegjetariane t’cilat edhe mos me kanë vegjetarian kanë me t’pëlqy. Ti poashtu mundesh me i gjetë edhe 3 receta t’pastave t’cilat mundesh me i përgatitë për ndonji darkë a drekë plot me shije. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria