katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    6 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    6 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    1 day ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    6 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    6 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    6 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    6 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    22 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    22 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    22 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pilulat e reja të kancerit – Cilat janë ato dhe kur mund t’i marrin pacientët?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Pilulat e reja të kancerit – Cilat janë ato dhe kur mund t’i marrin pacientët?

Last updated: 08/08/2023 1:00 AM
115 Shikime
Shpërndaje
Foto: Daily Record

Lajmi se shkencëtarët amerikanë kanë zhvilluar tableta që në testet paraklinike kanë treguar rezultate të rëndësishme në trajtimin e llojeve të shumta të tumoreve malinje ka bërë xhiron e botës ditët e fundit. Për këtë flasin dhe shkruajnë ekspertë dhe gazetarë shkencorë të të gjitha mediave.

Sipas një punimi të botuar në Cell Chemical Biology, një nga revistat më të mira në këtë fushë, shkencëtarët nga institucioni prestigjioz kalifornian i kërkimit të kancerit – City of Hope, kanë prezantuar një studim paraklinik të një ilaçi të ri kundër kancerit, i cili vret të gjitha qelizat e tumoreve të ngurta, duke lënë qeliza të shëndetshme dhe të padëmtuara.

Ilaçi synon një version kancerogjen të proteinës PCNA që më parë konsiderohej “i paarritshëm” sepse varianti normal i proteinës është i rëndësishëm për riprodhimin e qelizave të shëndetshme.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Aktualisht po testohet tek një numër i vogël pacientësh në fazën e parë të një prove klinike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ilaçi është emëruar AOH1996 sipas vajzës së vogël Anna Olivia Healey, e cila lindi në vitin 1996 dhe vdiq nga neuroblastoma në moshën 9-vjeçare.

Profesoresha Linda Malkas, shkencëtare në Departamentin e Diagnostifikimit Molekular dhe Terapisë Eksperimentale në City of Hope, punoi për njëzet vjet në zhvillimin e këtij ilaçi.

AOH1996 është një formë kancerogjeni i proteinës i quajtur si antigjeni nuklear i proliferimit të qelizave (PCNA). PCNA merr pjesë në sintezën dhe riparimin e ADN-së, por forma e saj kancerogjene (caPCNA) mund të ndihmojë në stimulimin e rritjes së qelizave kancerogjene, gjë që e bën atë një objektiv interesant në luftën kundër kancerit.

“Të dhënat tregojnë se PCNA ndryshon në mënyrë unike në qelizat e kancerit dhe ky fakt na lejoi të krijonim një ilaç që synon vetëm formën e PCNA në qelizat kancerogjene – caPCNA. Tableti ynë është si një stuhi dëbore që mbyll një terminal kyç të aeroportit, duke ndaluar fluturimet e vetëm atyre aeroplanëve që mbajnë qeliza kancerogjene”, tha Malkas, autore kryesore e studimit të ri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pse është e rëndësishme PCNA dhe si funksionon ilaçi?

Proteina PCNA shumëfishon ADN-në kur dy qeliza formohen nga një qelizë, dhe gjithashtu merr pjesë në riparimin e dëmtimit të ADN-së.

Tre proteina PCNA bashkohen dhe rrethojnë molekulën e ADN-së si një unazë. Pjesa e jashtme e kësaj unaze ka vende lidhëse për proteina të tjerë, gjithashtu të përfshirë në replikimin dhe riparimin e ADN-së.

Për studimin e ri, konflikti themelor në jetën e qelizës, me të cilin është i lidhur PCNA, është veçanërisht i rëndësishëm. Përkatësisht, ADN-ja riprodhohet vazhdimisht në ARN, e cila më pas përkthehet në proteina ose përdoret për qëllime të tjera, dhe në këtë proces marrin pjesë një numër i madh i proteinave dhe procesesh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në anën tjetër, në qeliza ndodh vazhdimisht replikimi i ADN-së, i nevojshëm për ndarjen e qelizave. Ky është një proces krejt ndryshe, që gjithashtu përfshin një numër të madh proteinash që rrjedhin poshtë molekulës së ADN-së.

Këto dy mekanizma të lidhur me ADN-në ndonjëherë përplasen, gjë që njihet si konflikti përplasje-ripërsëritje, shkruan index.hr.

Janos Terziq, kreu i laboratorit të kërkimit të kancerit në Fakultetin e Mjekësisë në Split, thotë se proteina PCNA është bërë objektivi i një ilaçi të ri sepse luan një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e asaj përplasjeje.


“Kur ndodh ndeshje me PCNA, makinëria që sintetizon mRNA, të njohur edhe si RNA polimeraza II, largohet. Kjo polimerazë përbëhet nga shumë proteina, me RPB1 që është protein me dimensionet më të mëdha. Kur RNA polimeraza II largohet, PCNA bën kontakt me RPB1 dhe më pas vazhdon me replikimin e ADN-së. Duket se pas kësaj vazhdon edhe sinteza e mRNA, por nuk dihet me saktësi se si ndodh kjo. Ilaçi i ri, i cili lidhet me kancerogjenët PCNA ose caPCNA, lidh përgjithmonë caPCNA dhe RPB1 dhe kjo është arsyeja pse caPCNA nuk mund të vazhdojë të marrë pjesë në replikimin e ADN-së dhe as sinteza e mARN-së nuk mund të vazhdojë, kështu që ADN-ja prishet në atë pikë dhe ndodhin dëmtime të tjera të ADN-së, gjë që është fatale për qelizën malinje. Ilaçi nuk vepron në PCNA-në normale dhe si rrjedhojë nuk prek qelizat normale, sepse është krijuar në mënyrë që të mund të lidh vetëm variantin caPCNA”, shpjegoi Terziq.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shkencëtarët kanë testuar AOH1996 në më shumë se 70 linja qelizash të kancerit dhe disa qeliza kontrolli normale dhe kanë zbuluar se ajo selektivisht vret qelizat e kancerit duke ndërprerë ciklin e tyre normal riprodhues qelizor.

Ivan Gjikiq

AOH1996 ishte efikas në qelizat e kultivuara në laborator nga lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, prostatës, trurit, vezoreve dhe mushkërive.

Synimi i përplasjes

Hulumtimet kanë treguar se AOH1996 synon përplasjen e lartpërmendur midis transkriptimit dhe replikimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Askush nuk e ka shënjestruar më parë PCNA si një objektiv terapeutik, sepse mendohej se ishte ‘i pazakonshëm’, por City of Hope ia ka arritur dukshëm të zhvillojë një ilaç shkencor për sfidimin e proteinave”, tha Dr. Long Gu, bashkëautor i studimit dhe asistent profesor në City of Hope.

“Ne zbuluam se PCNA është një nga shkaqet e mundshme të rritjes së gabimeve të replikimit të acidit nukleik në qelizat kancerogjene. Tani që e njohim zonën e problemit dhe mund ta frenojmë atë, do ta hetojmë çështjen më thellë për të kuptuar procesin dhe për të zhvilluar barna të personalizuara, që synojnë shkatërrimin e kancerit”, shtoi ai.

Studiuesi i njohur kroat i kancerit, Ivan Gjikiq, drejtor i Institutit të Biokimisë në Universitetin Goethe në Frankfurt, thotë se rezultatet e studimeve të deritanishme janë shumë premtuese, pasi për shumë vite është kërkuar një inhibitor i proteinës PCNA, e cila është përgjegjëse për shpërndarjen e shpejtë të qelizave të tumoreve.

“Ky përbërës ose frenues i ri kimik bllokon ndarjen e qelizave tumorale dhe dërgon në vdekjen e tyre të programuar, ndërsa në të njëjtën kohë nuk ka një efekt kaq të fortë në qelizat normale”, thotë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përmirëson trajtimin me barna të tjera

Hulumtimet nga i njëjti ekip treguan gjithashtu se ilaçi i ri rrit ndjeshmërinë e qelizave të kancerit ndaj cisplatinës, një ilaç i përdorur gjerësisht për kimioterapinë. Agjentët kimikë si cisplatina dëmtojnë ADN-në ose kromozomet, duke treguar se AOH1996 mund të jetë shumë efektiv në kombinim me terapi të tjera dhe të rëndësishëm për zhvillimin e agjentëve të rinj të kimioterapisë.

Studimet në minj të implantuar me tumore që rrjedhin nga qelizat e neuroblastomës njerëzore, kanceri i gjirit ose kanceri i mushkërive me qeliza të vogla treguan gjithashtu se trajtimi me AOH1996 uli ndjeshëm ngarkesën e tumorit në krahasim me grupet e kontrollit.

Për më tepër, kombinimi i AOH1996 me një ilaç tjetër të përdorur gjerësisht për kancerin, irinotecan, rriti ndjeshëm mbijetesën e minjve të transplantuar me tumore njerëzore në krahasim me minjtë e trajtuar vetëm me secilin ilaç.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Prova e parë klinike tek njerëzit

Në kërkime të mëtejshme, shkencëtarët e City of Hope planifikojnë të hetojnë mekanizmin e veprimit të AOH1996 për të kuptuar më mirë ilaçin dhe për të përmirësuar provat klinike ekzistuese.

“Ky studim tregon aktivitetin antikancerogjen të AOH1996 në një gamë të gjerë të qelizave kancerogjene dhe në disa modele të tumorit të kafshëve”, shkruajnë autorët në punim.

“Ne e pranojmë se rezultatet pozitive te kafshët nuk nënkuptojnë se të njëjtat suksese do t’i kemi edhe gjatë trajtimit të kanceri tek njerëzit. Nevojiten studime klinike të mëtejshme për të përcaktuar efikasitetin e tij te njerëzit”, shtuan ata.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çfarë zbulon faza e parë e provave klinike?

Gjikiq thotë se në fazën e parë klinike më e rëndësishme është të përcaktohet se si dozohet dhe se si u jepet ilaçi pacientëve dhe nëse ka ndonjë efekt negativ.

“Është një fazë shumë kritike. Domethënë, të dhënat nga modelet e kafshëve janë të rëndësishme, por testi kryesor është ende testimi i barnave të reja në studimet klinike te njerëzit”, tha Gjikiq, duke theksuar se në këtë moment është e vështirë të flitet për mundësinë që ilaçi do të jetë efikas te njerëzit.

Ai deklaroi se ne e dimë nga përvoja se shumica e barnave që hyjnë në fazën e parë të provave klinike përfundimisht nuk miratohen për arsye të ndryshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në bazë të të dhënave pozitive paraklinike, ky frenues është miratuar për fazën e parë të provave klinike, e cila përcakton dozën adekuate të ilaçit, mënyrën e administrimit, shpeshtësinë e administrimit të ilaçit dhe shpërndarjen brenda organizmit. Gjatë gjithë këtyre testeve, funksionet e organeve në trupin tonë gjithmonë testohen për të vërtetuar se nuk ka toksicitet apo efekt anësor. Ajo fazë përfshin një numër më të vogël njerëzish të shëndetshëm dhe pasi të analizohen të gjitha të dhënat, nis faza e dytë dhe e tretë e provës, e cila rekruton një numër më të madh pacientësh me tumor me karakteristika të mirë përcaktuara. Atëherë hulumtohet efekti i ilaçit mbi madhësinë e tumorit, përhapjen e tij dhe ndiqen të dhënat e tjera. Hulumtimet klinike të plota deri në miratimin e ilaçit janë të gjata dhe mund të zgjasin nga tre deri në tetë vite në varësi të reagimit të pacientëve”, shpjegon eksperti ynë.

Çmimi i ilaçit mund të jetë i lartë

Terziq thotë se është e vështirë të merret me mend se sa mund të jetë çmimi i një ilaçi të ri.

“Çmimet e barnave të reja përcaktohen tërësisht nga industria farmaceutike”, thotë eksperti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Për shembull, ilaçi Btk inhibitor për disa forma të leukemisë, i cili kimikisht është i ngjashëm me këtë ilaç, është një nga më të shtrenjtët në botë, kështu që është e pamundur të vlerësohet çmimi i një ilaçi të ri kundër kancerit. Ka të ngjarë që gjatë përcaktimit të çmimit, kompania do të vlerësojë kostot e saja, do të marrë parasysh dëshirën e saj për fitim, numrin e pacientëve të cilëve mund t’u administrohet ilaçi, etj. Kompanitë duhet të kenë një rol më aktiv në zhvillimin e barnave të tilla, por duhet ditur se edhe kompanitë farmaceutike kanë kosto të mëdha në këtë biznes, të cilat zakonisht maten me miliarda dollarë”, thotë Terziq.

Ai tregon se është optimist dhe se beson se AOH1996 së shpejti do të shpëtojë jetë njerëzish.

“Këtë besimin tim e mbështes në rezultatet e deritanishme, por edhe në të ashtuquajtura ‘gut-feeling’ (ndjesi të mirë)”, tha Terziq. /Telegrafi/Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
TAGGED:kuriozitetpacientëtpilulat e kanceritshëndeti

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Adidas fiton 437 milionë dollarë nga Yeezys
Artikulli i ardhshëm Duket bukur, ka diksion korrekt dhe nuk shfaq pasiguri – prezantuesja virtuale jep lajmet në Mal të Zi

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!

3 Shikime
Kuriozitet

“Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane

9 Shikime
Kuriozitet

Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?