Platforma Pristina Innovates Healthcare po fton mendjet më kreative dhe inovative për të transformuar idetë në zgjidhje revolucionare gjatë një ngjarjeje më 4 prill.
Sipas njoftimit, gjarja premton të jetë destinacioni i duhur për ata që duan të ndryshojnë të ardhmen e shëndetësisë.
”Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë: Të bashkëpunojnë me mendjet më brilante, të prezantojnë vizionet e tyre, të konkurrojnë për rezultate me ndikim”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se, organizatorët po e sjellin këtë mesazh përmes billboard-eve dhe stacioneve të autobusëve, duke i kthyer sytë drejt Prishtinës si qendrën e pulsit të inovacionit.
Ngjarja do të mbahet më 4 prill në ora 17:00, në Prishtinë.
Eventi është organizuar nga: ICR Lab, Univeristeti Martin Luther në Halle të Gjermanisë dhe Healthcare Futurists GmbH, bashkë me partnerë lokal, regjional dhe internacional, dhe me financim nga Ministria e Arsimit dhe Hulumtimit të Republikës Federale të Gjermanisë si pjesë e Procesit të Berlinit./Katror.info
Përgatiti:
