katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK
    6 hours ago
    BE thirrje institucioneve: Siguroni financim të qëndrueshëm për RTK-në
    6 hours ago
    Kosova e Malajzia thellojnë bashkëpunimin
    7 hours ago
    Rrezikonte të shembej, mbyllet përfundimisht “Ura e Zogut” në Milot
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vazhdon të jetë e hapur gara e parë për Agrogazetari në Kosovë
    7 hours ago
    Laura Fazliu në finale të Lojërave Botërore Universitare
    6 hours ago
    Dua Lipa performon në natën hapëse të Sunny Hill Festival 2025
    9 hours ago
    Fillon vjelja e mjedrës, fermerët presin 30 për qind më shumë rendiment sivjet
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    8 hours ago
    Filmi biografik për Michael Jackson “Michael” shtyhet për në 24 prill 2026
    8 hours ago
    Nis Festivali i Operës Rame Lahaj me mbrëmjen kushtuar Nexhmie Pagarushës
    13 hours ago
    DokuNights shpalos programin e plotë: Netë magjike në kalanë e Prizrenit
    14 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    3 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    3 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    2 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    5 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
    Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kuvendi miratoi në parim projekt – buxhetin 2025
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Kuvendi miratoi në parim projekt – buxhetin 2025

Last updated: 11/11/2024 7:55 PM
257 Shikime
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim ndarjen buxhetore të Buxhetit për vitin 2025. Kuvendi i e kaloi me 59 vota për, dy abstenime dhe asnjë kundër.

60 deputetë votuan pro, asnjë kundër dhe një abstenoi.

***

Mundesh me e lexu edhe…

BE thirrje institucioneve: Siguroni financim të qëndrueshëm për RTK-në

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti prezantoi buxhetin e vitit 2025 për Kosovën, duke e quajtur atë “buxhet për familjen.” Ky buxhet, në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, sipas tij parashikon rritje të pagave, pensioneve dhe mbështetje për sektorët kyç si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura. Kurti theksoi se, pavarësisht krizave globale, Qeveria ka arritur të dyfishojë buxhetin dhe të rrisë të ardhurat, duke siguruar mbështetje për qytetarët. Ai kërkoi votën e deputetëve, duke thënë se me këtë buxhet do të përfitojnë “bizneset dhe ekonomia.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Me këtë buxhet, të nderuar deputetë, përfitojnë edhe bizneset edhe ekonomia. Së pari përfitojnë nga rritja e fuqisë blerëse të familjes. Nga 12 miliardë euro sa ishte para qeverisë tonë për vitin 2024 pritet të kalojë 24 miliardë qarkullim. Ky buxhet parasheh mbështetje të buxheteve edhe për qasje në financa. Kjo mbështetje vjen si vijim i mbështetjes së realizuar gjatë viteve që lamë pas. Kontributi kryesor në rritjen ekonomike gjatë periudhës së ardhshme afatmesme pritet të vijë nga konsumi. Konsumi do të rritet nga rritja e pensioneve, rritja e shtesave të fëmijëve jo çfarëdo rritje, rritja e koeficientit për të gjithë të punësuarit, si dhe rritja e pagës minimale që ndodh pas më shumë se një dekadë stagnimi. Me këtë buxhet e kemi prioritet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ju ftoj edhe ta votoni buxhetin 2025”, ka thënë ai. 

Në reagimet nga opozita, deputeti Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, e kritikoi buxhetin si një “planifikim të keq që do të dëmtojë bizneset dhe ekonominë”, duke e quajtur atë një buxhet të mbijetesës.

“Këta besimin e qytetarit e kanë marrë si privilegj dhe po mendojnë që në karriget e pushtetit do të qëndrojnë përgjithmonë. Fjalimet populliste nuk po i ngopin qytetarët. Një planifikim i buxhetit do të kontribuonte në përmbushjen e nevojave të qytetarëve, gjë që nuk po ndodh me këtë Qeveri. Buxheti i shtetit nuk është hajgare…Nëse nuk hartohet siç, duhet jo vetëm që nuk ndihmon, por mundet me përkeqësu situatën. Planifikimi i shpenzimeve është i keq pa kurrfarë efekti në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në përgjithësi. Buxheti që nga viti i paraluftës është rrit nga viti në vit. Rritja e buxhetit te pjesa e të hyrave nuk paraqet ndonjë risi”, ka shtuar ai.

Deputeti Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ngriti shqetësimin për premtimet e pambajtura në arsim dhe shëndetësi, si dhe për rënien e investimeve kapitale. Hoti ka deklaruar se shqyrtimi i parë i projektligjit për ndarjet buxhetore duhet të shqyrtohet si një dokument i përkohshëm pasi sipas tij, në zgjedhjet e shkurtit Qeveria do të ndryshojë, duke shtuar se buxheti ka shumë mangësi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në shëndetësi, sigurime shëndetësore dhe sistemin informatik shëndetësor, asnjë nuk është realizuar. Te privatizimi, rishikimi i privatizimeve, fondi sovran dhe banka zhvillimore…Buxheti gjatë këtij mandati qeverisës 11. 4 miliardë euro, ndikimi në ekonomi dhe shoqëri është pothuajse zero. Kanë ndërruar raportet mes subvencioneve dhe investimet kapitale. Janë rreth 520 milionë euro subvencione. Edhe ato investime kapitale që janë premtuar nuk janë realizuar… kanë qenë të planifikuara 3 miliardë euro, janë realizu vetëm 1.2 miliardë euro”, është shprehur ai.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithashtu e fajësoi qeverinë për mosrealizimin e projekteve të rëndësishme dhe për mosmbajtjen e premtimeve për pensionet dhe pagat.

 “Po është rritur ekonomia, është e vërtetë. 240 milionë euro ua keni dhënë dostave të juve përmes tenderëve njëburimor. Kam pasur shumë besim në këtë projektin ‘Superpuna’, më ka pëlqyer si projekt. Ky jo që është ‘Superpuna’, por është superdështim. Punësimi është rritur, por jo në Kosovë. Është rritur në diasporë”, është shprehur ai.

Buxheti për vitin 2025 është i ndarë në disa sektorë, ku për investime kapitale janë parashikuar 930 milionë euro. Shpenzimet për paga dhe shtesa arrijnë në 916.5 milionë euro, ndërsa 535.97 milionë euro do të shpenzohen për mallra dhe shërbime. Shpenzimet për institucionet shëndetësore dhe arsimore janë gjithashtu të larta, me mbi 54 milionë euro për spitale dhe mbi 366 mijë euro për trajnimin e mësuesve.

Qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 4.5% për këtë vit, ndërsa për vitin 2025 pritet të arrijë 5.6%. Pavarësisht kritikave, pozita është e bindur se ka mjaft vota për miratimin e buxhetit, i cili është 300 milionë euro më i lartë se ai i vitit 2024./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në shfrytëzim për 99 vjet
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Reuters”: Zbulohet në Shqipëri vendbanimi më i vjetër nën liqen në Evropë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Komuna e Prishtinës mirëpret Orkestrën “Amadeus”, fituese të çmimit të argjendtë në Vjenë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kalendari i ngjarjeve kulturore në Crossroads Fest për lakmi
TAGGED:BuxhetiKuvendi i KosoveslajmetopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Prezantohet edicioni i 12-të i NET/RRJET nën drejtimin e Majlinda Kelmendit
Artikulli i ardhshëm EHF-ja shkruan për barazimin e Kosovës ndaj Holandës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK

8 Shikime
Lajme

BE thirrje institucioneve: Siguroni financim të qëndrueshëm për RTK-në

6 Shikime
Lajme

Kosova e Malajzia thellojnë bashkëpunimin

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?