Nuk ka asgjë që të ngroh më tepër zemrën se e qeshura e bebave.
Dhe shpesh i shohim të qeshin edhe ndërsa flejnë. Ndoshta edhe ju do të jeni kurioze të dini përse ndodh kjo?
Pra përse bebet qeshin në gjumë?
Kjo formë të qeshuri që ndodh tek bebet nuk stimulohet nga faktorë të jashtëm. Bebet buzëqeshin, e madje edhe qeshin me zë në gjumë gjatë fazës REM, fazë në të cilën ne shohim ëndërra. Në këtë fazë sytë do të puliten shpesh dhe qeshja e bebes do të shkaktohet nga një funksion specifik i trurit gjatë fazës REM.
Normalisht është e pamundur të interpretohet ëndërra që një bebe shikon por e qeshura në këtë rast konsiderohet si një përgjigje ndaj asaj që fëmija po ëndërron.