Të ecësh me shpejtësi është një mënyrë e shkëlqyer për me mbajt vetën në formë. Në fakt, ky lloj i ecjes ka shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien psikofizike: përveçse të bën të ndihesh më mirë, ndihmon në çlodhje dhe qetësim nervash.
Këto janë disa nga avantazhet tjera:
- Kontrolli i peshës
Ndër dobitë e para të ecjes së shpejtë është aftësia për të kontrolluar peshën. Veç kësaj, ecja e shpejtë ndihmon në optimizimin e tensionit të gjakut, ndihmon në luftimin e triglicerideve të larta dhe kolesterolit, dhe ju lejon të parandaloni patologjitë kardiovaskulare.
- Dobi për kockat
Ecja e shpejtë ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe në përgjithësi ka efekte pozitive në kyçe dhe degjenerimin e tyre për shkak të moshës ose faktorëve të tjerë.
- Dobi për mendjen
Ecja e shpejtë është në gjendje të ribalancojë stimujt e urisë dhe etjes dhe gjithashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative dhe përmirësimin e kujtesës.
- Përmirësim humori
Ky lloj i ecjes ndihmon në përmirësimin e humorit, duke ulur pragun e stresit. Gjithashtu, mund të ndihmojë për të luftuar ankthin, për të nxitur vlerësimin për veten dhe për të të lejuar të shoqërohesh më shumë me njerëz të tjerë. /Katror.info