katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    17 hours ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    17 hours ago
    Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën
    12 hours ago
    Ndihesh keq që po rri brenda në një ditë me diell? S’ka pse!
    3 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    9 hours ago
    Babë e bijë nga Kosova thyejnë rekord Guinness në ngjitjen e 7 majave më të larta
    17 hours ago
    Shqiptarja Aida Birinxhiku – deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
    17 hours ago
    FSK me sukses të jashtëzakonshëm në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit” në Kroaci
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    9 hours ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    9 hours ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    9 hours ago
    RLIOF zbarkon në Kosovë nga korriku
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    2 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    2 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    3 days ago
    MrBeast thyen rekord të ri botëror, kalon 400 milionë abonentë në YouTube
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    3 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    3 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    4 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    3 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    5 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Pse studentët në Kosovë po parapëlqejnë kolegjet private dhe jo universitetet publike?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Pse studentët në Kosovë po parapëlqejnë kolegjet private dhe jo universitetet publike?

Last updated: 08/01/2025 7:21 AM
138 Shikime
Shpërndaje
Oborri i Universitetit të Prishtinës | Foto: Katror Media

Gjatë vitit akademik 2023/2024, numri i studentëve të regjistruar në kolegjet private në Kosovë ka tejkaluar atë të studentëve të regjistruar në Universitetet Publike.

Bazuar në të dhëna zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) shihet se në vitin akademik 2023/2024 në Universitete Publike në vit të parë janë regjistruar 7890 studentë, deri sa po këtë vit në kolegjet private janë regjistruar 8712 studentë, shkruan Front Online.

Të dhënat tregojnë tregon një preferencë në rritje për arsimimin në Institucionet private, të cilat ofrojnë mundësi të ndryshme dhe shërbime më të personalizuara.

Mundesh me e lexu edhe…

Si të ndihesh më pozitiv – pa u shtirur

Sipas studenteve, por edhe njohëseve të kësaj fushe arsyet pse të rinjtë po zgjedhin si mundësi të parë kolegjet private përfshijnë fleksibilitetin në oraret e mësimit, programet e specializuara dhe kushte më të mira për studim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E sipas tyre kjo situatë thekson nevojën për të vlerësuar cilësinë e ofrimit të arsimit sidomos në institucionet publike në vend.

Studentët e regjistruara në Universitetet Publike

Gjithnjë referuar të dhënave të siguruara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës shihet se në vitin akademik 2023/2024 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” janë regjistruar 4293 studentë të rijn, në Universitetin e Prizrenit “Ukishin Hoti” janë regjistruar 983 studentë, në Universitetin e  Gjilanit “Kadri Zeka” janë regjistruar 419 studentë, në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”  sipas të dhënave të ASK-së janë të regjistruar 498 studentë, në Universiteti e Shkencave të Aplikuara Ferizaj janë 453 studentë, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” janë 807 studentë, në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” janë të regjistruar 364 studentë, në Fakultetin e Studimeve Islame janë 73 studentë.

Studentët e regjistruara në Kolegje Private

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas të dhënave zyrtare shihet se në vitin akademik 2023/2024 në Kolegjin UBT janë regjistruar 2500 studentë të rinj, në kolegjin AAB janë regjistruar 3055 studentë të rinj, AUK-i ka të regjistruar 193 studentë të rinj, Kolegji i Shkencave Mjekësore “Rezonanca” ka të regjistruar 373 studentë të rinj në vitin akademik 2023/2024, Kolegji Tempulli ka regjistruar gjithsejtë 49 studentë, Kolegji Universum ka të regjistruar në vitin e parë 1627 studentë, Kolegji Heimerer ka të regjistruar 290 studentë, kolegji biznesi 294 studentë, Kolegji IBCM ka regjistruar 143 studentë,  Kolegji Pjetër Budi ka vetëm 10 studentë, Kolegji ESLG ka 22 studentë, Akademia Evolucion në vitin akademik 2023/2024 ka të regjistruar 156  studentë, shkruan Front Online.

Paçarizi: Në shumicën e drejtimeve natyrore nuk plotësohet numri i kërkuar me konkurs

Në anën tjetër njohës të fushës, por edhe profesorë të Universiteteve Publike thonë se në konkurset e shpallura nuk po plotësohet numri i studenteve të paraparë më konkurse. Rënia e numrit të studentëve në arsimin e lartë në Kosovë ka shënuar një trend të dukshëm në vitet e fundit, i cili është veçanërisht i theksuar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës.

Profesori Musaj Paçarizi, profesor në këtë fakultet, shpjegon se ky trend ka nisur që nga viti 2020-2021, kur numri i studentëve të regjistruar filloi të bie, dhe tani, në shumicën e drejtimeve të Fakultetit, nuk plotësohet as numri i kërkuar i studentëve përmes konkursit të pranimit.  Kjo rënie sipas Paçarizit nuk është e kufizuar vetëm në këtë fakultet, por po vërehet edhe në shumë fakultete të tjera të Universitetit të Prishtinës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, numri i studentëve ka filluar të ketë rënie që nga viti 2020-2021, dhe tash në shumicën e drejtimeve nuk plotësohet numri i kërkuar me konkurs. Mirëpo, ky trend i rënies tash vërehet edhe në shumicën e Fakulteve tjera në Universitetin e Prishtinës’’, tha Pacarizi.

Sipas profesor Pacarizit, arsyeja kryesore e këtij uljeje është kompleksiteti dhe angazhimi i lartë që kërkojnë degët e Shkencave Matematiko-Natyrore.  

Këto sipas tij kërkojnë përkushtim të madh, si në ligjërata ashtu edhe në ushtrime praktike, dhe shpesh konsiderohen si degë “më të vështira”, të cilat mund të demotivojnë studentët e mundshëm. Po ashtu, një tjetër faktor ndikues është tregu i punës, i cili është relativisht i kufizuar për studentët e këtyre degëve, sidomos në industrinë kimike, ku numri i fabrikave që operojnë me kapacitet të plotë është i vogël, duke e bërë më të vështirë gjetjen e mundësive të punës pas diplomimit.

‘’Unë mendoj se interesimi studentëve në drejtimet e Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore është më i vogël për shumë arsye: a) janë drejtime që kërkojnë angazhim më të madh të studentëve në ushtrime dhe ligjërata, si dhe konsiderohen si drejtime “më të vështira” b) tregu i punës është i vogël, dhe mundësia e kufizuar që ata të gjejnë punë në industri të ndryshme kimike, sepse numër i vogël i fabrikave janë duke punuar me kapacitetin e duhur’’, deklaroi Paçarizi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Profesori Paçarizi gjithashtu thekson ndikimin e zvogëlimit të natalitetit dhe migrimit te të rinjve, të cilët shpesh largohen për të kërkuar mundësi më të mira jetese jashtë Kosovës.

Ky fenomen sipas tij ka kontribuar në një numër më të vogël të studentëve që regjistrohen në Universitet, duke ndikuar kështu në rënien e regjistrimeve. Për më tepër sipas Paçarizit ka ndikuar edhe rritja e numrit të kolegjeve private dhe marketingu i fuqishëm që ato realizojnë, duke ofruar mundësi më fleksibël për studentët, kanë bërë që shumë të rinj të tërhiqen nga universitetet publike dhe të regjistrohen në këto institucione private.

‘’Zvogëlimi i natalitetit dhe largimi i të rinjve për ne vendet tjera duke shpresuar për një jetë më të mirë, mirëpo ka ndikuar edhe numri i madh i kolegjeve private, si dhe marketingu i fortë që bëhet nga këto kolegje… si dhe shumë faktorë tjerë’’, deklaroi Pacarizi.

Ish zëvendës ministri i arsimit: Shkaku kryesor i rënies së numrit të studenteve – rënia e shtimit demografik dhe emigrimi

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj ka dhënë një analizë të hollësishme mbi rënien e numrit të studentëve në disa drejtime akademike në Universitetin e Prishtinës.

Sipas tij, ka disa faktorë kryesorë që po ndikojnë në këtë fenomen, duke përfshirë ndryshimet demografike, emigrimin dhe papërshtatshmërinë e ofertës akademike me kërkesat e tregut të punës. Rexhaj shpjegoi se shkaku kryesor i rënies së numrit të studentëve në Universitetin e Prishtinës dhe në Institucionet e arsimit të lartë në Kosovë është rënia e shtimit demografik.

Shtimi i popullsisë ka rënë ndjeshëm në Kosovë, duke kaluar nga 30 lindje për 1000 persona në vetëm 10 promil, sipas të dhënave më të fundit të regjistrimit të popullsisë. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e numrit të studentëve që regjistrohen në universitetet e vendit.

“Shkaku kryesor i rënies së numrit te studenteve ne institucionet e arsimit te larte ne Kosove – jo vetëm në disa drejtime dhe jo vetëm ne UP – është ne trendët e përgjithshme demografike. Në ketë kuptim dihet se prej rreth 30 promileve (30 lindje për 1000 persona) shtimi demografik ne Kosove tashme ka rënë nën 10 promil’’, deklaroi Rexhaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një tjetër faktor i rëndësishëm është emigrimi i qytetarëve kosovarë, veçanërisht drejt vendeve perëndimore, për arsye pune, shëndetësore dhe mundësish më të mira edukimi. Ky fenomen ka sjellë një humbje të mëtejshme të potencialit të studentëve që mund të regjistroheshin në universitet, duke i shtyrë ata të kërkojnë mundësi të tjera jashtë vendit.

“Shkaku i dytë është emigrimi kryesisht ne vendet perëndimore për punësim, jetë, shëndetësi dhe për edukim më të mirë’’, tha Rexhaj.

Një element tjetër, sipas Rexhajt, është ngopja e kërkesës për arsimin e lartë nga individët që nuk kishin mundësi edukimi gjatë periudhës së vështirë të viteve të 90-ta në Kosovë. Ky grup ka përfunduar tashmë arsimimin dhe ka plotësuar kërkesat për kualifikime profesionale, duke kontribuar gjithashtu në uljen e numrit të studentëve të rinj.

Rexhaj sugjeroi disa masa për të rritur interesin për drejtime që po përjetojnë rënie të numrit të regjistrimeve

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai përmendi përvojat e suksesshme në disa institucione private dhe në disa programe të Universitetit të Prishtinës, si Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Psikologjia, të cilat kanë pasur një kërkesë të mirë nga studentët dhe janë të lidhura me mundësi punësimi.

Po ashtu, Rexhaj theksoi rëndësinë e procedurave të akreditimit dhe monitorimit të cilësisë nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës, si dhe mundësitë e partneritetit dhe mobilitetit ndërkombëtar, si programet Erasmus Plus dhe Horizon, që mund të ofrojnë mundësi më të mira për studentët.

Qehaja: Shumë maturantë të shohin Universitetin si një mundësi të dytë

Rinor Qehaja, drejtor i Institutit ‘ED Guard’, ka ndarë mendimet e tij mbi faktorët që po ndikojnë në rënien e numrit të studentëve në Universitetin e Prishtinës dhe ka sugjeruar disa masa për përmirësimin e situatës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Qehaja theksoi se rënia e numrit të studentëve nuk është vetëm një pasojë e faktorëve demografikë, por edhe e ndryshimeve në perceptimin e maturantëve për shkollimin universitar. Ai shtoi se shumë të rinj po preferojnë të hyjnë menjëherë në tregun e punës pas përfundimit të shkollës së mesme, duke kërkuar mundësi për një karrierë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë. Kjo ka bërë që shumë maturantë të shohin Universitetin si një mundësi të dytë dhe të mos konsiderojnë më arsimimin e lartë si një hap të domosdoshëm për zhvillimin e karrierës.

“Rënia e numrit të studentëve përtej karakterit demografik pa dyshim që ka për faktor edhe ndryshimet në perceptimet e maturantëve për shkollimin universitar, futjen e drejtpërdrejtë në treg të punës pas shkollimit të mesëm’’, tha Qehaja.

Një tjetër faktor që Qehaja vuri në dukje është rritja e numrit të studentëve që preferojnë studimet në kolegje private.

‘’Arsye është edhe  trendin të rritje të studimeve në kolegje private si rezultat edhe i një ofertë të studimeve’’, deklaroi Qehaja. Qehaja theksoi rëndësinë e tregut të punës në zgjedhjen e drejtimeve akademike nga studentët. Ai theksoi se në kushte normale, mundësitë për punësim dhe karrierë të profileve të caktuara duhet të jenë faktorë determinues për përzgjedhjen e studimeve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas tij, sa më të vetëdijshëm të jenë maturantët për mundësitë që ofron tregu i punës, aq më të drejtpërdrejta dhe më të orientuara duhet të jenë zgjedhjet e tyre për drejtime akademike.

“Tregu i punës dhe mundësitë për punësim dhe karrierë të profileve të caktuara në kushte normale do të duhej të ishte determinues për përzgjedhjen për studime, dhe, sa më i rritur vetëdijesimi i maturantëve aq më në peshë drejtimi i studimeve’’, deklaroi ai.

Ai gjithashtu ka kritikuar Universitetin e Prishtinës për mungesën e fokusit të tij tek nevojat e studentëve. Ai ka shprehur shqetësimin se universiteti po e konsideron regjistrimin e studentëve si një proces të mirëqenë, duke menduar se kjo do të vazhdojë derisa financimi të jetë i mirëqenë.

“Universiteti i Prishtinës ende nuk e ka në vëmendje studentin. Kam përshtypjen që regjistrimi i studentëve është konsideruar i mirëqenë, dhe do të vazhdoj kështu deri sa universiteti të ketë financimin e mirëqenë’’, potencoi Qehaja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Osmani: Rënia e numrit të studentëve në UP lidhet me nepotizmin dhe rehatimin e militantëve në pozita akademike

Në këtë kontekst, edhe eksperti i njohur i çështjeve të arsimit, Argjend Osmani, e thekson se rënia e interesit për Universitetin e Prishtinës është pasojë e shumë faktorëve, ku përveç arsyeve që ka përmendur profesori Pacarizi, Osmani shton se një nga faktorët kryesorë është ofrimi i alternativave të tjera nga Universitetet e tjera, si dhe mundësia për të studiuar jashtë vendit.

Ai thekson se Universitetet private gjithashtu po ofrojnë programe të ngjashme, çka e bën më të vështirë për Universitetin e Prishtinës të tërheqë student.

“Rënia e numrit të studentëve në Universitetin e Prishtinës mendoj se ka arsye të shumta por pikë së pari lidhet edhe me rënien e interesimit dhe ofrimit të alternativave që Universitetet e tjera faktikisht janë duke ofruar ‘’, tha Osmani.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një tjetër faktor, sipas Osmanit, është problemi i brendshëm në Universitetin e Prishtinës, përfshirë çështje si nepotizmi dhe rehatimi i militantëve në pozita akademike. Këto çështje, sipas tij, kanë krijuar një klimë të pasigurt dhe të papërshtatshme për studentët, e cila ka ndikuar në perceptimin e publikut dhe ka krijuar një farë irritimi dhe averzioni. Kjo është një arsye tjetër që mund të ketë kontribuar në rënien e numrit të studentëve që regjistrohen në këtë universitet.

“Në këtë kontekst mos ta harrojmë edhe problemet e tjera që janë të evidentuara në universitet siç janë nepotizmi pastaj rehatimi i militantëve nëpër pozita të ndryshme akademike dhe si pasojë kjo ka ndikuar tek opinioni dhe tek publiku të krijohen edhe ato irritimet dhe averzione”, deklaroi Osmani.

Megjithatë, Osmani nuk e konsideron situatën si të pashpresë. Ai thekson se Universiteti i Prishtinës, përkundër vështirësive, vazhdon të mbajë një pozicion të rëndësishëm dhe të nderuar si një nga universitetet më prestigjioze të Kosovës.

“Megjithatë nuk mund të themi se gjithçka është keq sepse pavarësisht kësaj ky Universitet mban në një formë apo një primatin si universitet i pranuar dhe prestigjioz”, potencoi Osmani. /Front Online.

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit: Këshilla të dobishme për fytyrën dhe trupin
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Veshje të zeza nga koka te këmbët – Po, edhe në pranverë!
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Intervenime në disa zona në kryeqytet nga KRU “Prishtina”
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
TAGGED:ASKcilësiaemigracionfaktori demografikKolegjiprivatePublikeshërbimeStudentëttophome1universitetUniversiteti i Prishtinës

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Çokollata e zezë një prej zgjidhjeve për parandalimin e diabetit
Artikulli i ardhshëm Meta njofton për reduktim të censurës në Facebook, Instagram dhe Threads

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit

17 Shikime
Lajme

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

20 Shikime
Lajme

Kuvendi dështon për herë të 28 – përpjekja e radhës të hënën

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?