Shkolla e Muzikës në Gjilan në mesin e saj ka shumë talentë të instrumenteve të ndryshme. Njëra ndër ta është tetëvjeçarja Puhiza Sadiki, e cila po dëshmon se ka një të ardhme të ndritshme në skenën muzikore.
Puhiza, që luan në piano, në shumë manifestime ka performuar në stilin e saj të veçantë dhe në mënyrë profesionale. Në një shkrim Radio Star e Gjilanit vlerëson se Puiza nuk do të shkojë kohë e gjatë dhe do ta bë krenare jo vetëm Kosovën, meqenëse ajo mund shejt të ngjitet në skenat evropiane.
Talentin që e posedon tetëvjeçarja Puhiza Sadiki, në mënyrë brilante e ka shfaqur në Gala-Mbrëmjen, ku ishte i pranishëm eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.
Puhiza performoi me piano me Veprën T.Harapi, duke mahnitur me performancën e saj e cila u prit me duartrokitje të gjata nga publiku.
Puhiza që vijon mësimet në klasën e dytë të Shkollës së Muzikës në Gjilan, ka bërë të ditur se dashuria më e madhe në jetën e saj është pianoja dhe kënga.
“Tani vijoj mësimet në klasën e dytë, jam e gëzuar dhe e lumtur që jam në mesin e kësaj shkolle me arsimtarë të shkëlqyer, por edhe shoqet e shokët e mia janë të mire. Unë isha krenare që u përzgjodha për këtë Gala Mbrëmje që të performoj para eurodeputetit dhe shumë mysafirëve të çmuar të shtetit të Kosovës. Duartrokitjet e gjata të cilat mu drejtuan me të përfunduar performancën time janë dhurata më e mirë. Këto duartrokitje ia dhuroj arsimtarëve të mi e familjes sime”, ka bërë të ditur talentja e ardhmërisë së pianos dhe këngës, Puhiza Sadiki./Katror.info