Idetë e ndryshme për ushqim, servim dhe dekorim t’pjatave festive janë element i randësishëm i cilësdo festë. Kujdesi për detaje, servim e dekorim asht hap i randësishëm dhe që e ban diferencën n’raste ma speciale. Pjatat festive nime i japin hijeshi edhe ma shumë secilës tryezë, veçanarisht kur kemi motive t’mëdhaja për me nda gëzimin me ma t’dashtunit tanë. E që nuk don diskutim sa e randësishme asht nji meny e begatume dhe e kurume mirë e dëshmojnë ma s’miri eventet sikurse janë ditëlindjet e ma t’dashurve tanë – picimulëve simpatik.
N’qoftë se je ka e organizon nji “Dinosaur themed party” për nji vocërrak/e dhe je n’kërkim t’recetave e t’pjatave interesante dhe unike si n’shije ashtu edhe n’pamje, atëherë qe ku t’i kemi mbledhë idetë ma t’mira t’mundshme n’nji artikull t’vetëm dhe ta kemi shpjegu se qysh mundesh secilën prej tyre me e realizu – e suksesin po i ndoqe udhëzimet tona e ke t’garantum.
Duhet me ditë që kur gostitë ma shumë mysafir ( ma shumë se 10 persona), nji tryezë ku secili mundet me u vet-shërby (byfe e hapun) kish me qenë nji zgjidhje ideale dhe praktike – sepse jo çdokush ka qejf me hangër çka i caktohet. Andaj edhe ne i kemi zgjedhë disa “Finger Food”, ambëlina dhe disa sygjerime pijesh ku secili mysafir mundet me e gjetë vehtën. Ndërkaq, nji prej mënyrave ma t’lehta e unike me ja ndreçë dikujt “jungle party-n” asht me i qëndru besnik/e motos n’t’cilën thirret ndeja duke e ndjekë nji vi mendimi n’kompletimin e tryezës, sikurse n’shembujt e maposhtëm:
1. Dino vezë prej rrushi

Shtini kokrrat e rrushit n’funksion për me ja u shijshmu picimulëve ngranjen e tyne e me shti ndonji vitamin n’trup, thjeshtë duke i vendosë kokrrat e ndara t’rrushit (qoftë t’bardhë ose t’zi) enë t’vogla dhe duke ja bashkangjitë ndonji dinosaur lodër anash. E për ata që veçse kanë fillu me lexu, mundesh n’shqip me e shënu me ni copë letër se këto kokrra rrushi janë “vezë dinosaurësh”
2. Dino-fosile limoni

Përpos që shkojnë shumë me moton e ndejës, keksat me limon t’shtypuna me kambë dinosaurësh janë nji mënyrë perfekte me e mbushë tryezën me ushqim t’shijshëm, por edhe t’pashëm joshës për vocërrakët. Mjafton me marrë nji lodër plastike e me i shtypë keksat para pjekjes.
3. Dino-gricka

Asht e ditun që fëmijëve ju pëlqejnë grickat e ndryshme, përfshi këtu çipsat, shtapiqat, smokat dhe haribo-t e ndryshme. E asht ma se e qartë që ditëlindjet munden me qenë ditë ku i lazdrojmë ngapak ata e ku i lajmë me hangër pak ma shumë gricka sesa që e praktikojmë zakonisht – fundja, fëmijë janë dhe lakmojnë. Për mos me i qitë vehtës shumë punë, servo gricka t’ndryshme n’pjata t’plastikës n’formë t’gjetheve tropikale e servoji ato n’tryezë bashk me gjanat tjera. Kush po t’thotë që me gostitë ditëlindje asht zor? – Hajt, kush?!
4. Dino-shtaga prej fturash

Kush ka fëmijë e din sa e vështirë asht me i bindë nganjiherë me hangër fruta. Disa i hajnë me ua pre e me ua ba gati, por, t’tjerëve duhet me ua shijshmu me forma e me ua ba interesant n’mënyrë që ata me i hangër frutat. Frutat n’shtagë janë kombinimi ideal i frutave për secilin fëmijë – jo për faktin që janë fruta jasht-tokësor, por, sepse janë t’radhituna n’shtaga. E meqë moto e festës janë dinosaurët, me kallëp t’keksave n’formë dinosaurësh apo kambësh definitivisht mundesh me pak mund me e shti secilin fëmijë që e ke t’ftum’ me hangër t’paktën nji dino-shtagë.
5. Dino-limonata

N’nji party t’tillë nuk kanë pse mungojnë as pijet freskuese, t’cilat nuk ke nevojë me i ble (meqë kanë shumë sheqer), por mundesh me i përgatitë vet. Kështu shfrydh disa limona, shto pak mjaltë ose sirup panje, do gjethe mente, akull e ujë dhe servo n’enë n’gotat e dëshirume bashk me nga nji rrëmojcë me letër dekoruese “DIno”. Njilloj mundesh me përgatitë edhe limonatën e gjelbërt, duke e përzi limonatën pak me ngjyrorës t’gjelbërt për ambëlsina.
6. Dino-sanduiç dhe pjatë humusi me perime

Nëse veç ke arritë me i siguru kallëpat e keksave n’formë dinosauri për frutat n’shtaga, atëherë t’njejëtat mundesh me i përdorë për me ju dhanë formë sanduiçëve t’ftohtë. Kështu, mjafton që pasi t’i kesh pre me kallëp sanduiçët me rriska buke, proshutë dhe kashkavall, apo sanduiçët me krem-djathë dhe kastravec me i servu n’tryezë me disa mini-pjata t’mbushuna me humus dhe perime sikurse janë: karrotat, kastravecat, lulelakra, brokolli dhe selino.
7. Kinder-dino

Nëse ndonjiherë t’u kanë dukë bajate kinder-vezët – dije që kësaj radhe ato munden me t’hy jashtëzakonisht shumë n’punë për me e kompletu pamjen e ndejës, meqë përshtaten tej mase me moton e ndejës dhe t’kursejnë shumë kohë. Mjafton me i dekoru disa pjata me gjethe ose “kashtë” letre, me i largu prej folies vezët dhe me i servu.
8. Dino sy prej vezëve me fill avokadoje

Përpos ushqimeve t’ambla, asht mirë që tryezës festive me ja bashkangjitë edhe disa pjata t’njelbëta e intertesante, kuptohet – duke i qëndru bresnik/e motos t’ndejës. Kështu, vezët me fill avokadoje janë nji delikatesë e përshtatshme për çfarëdo rasti dhe që mundesh me i përgatitë lehtësisht n’shtëpi, pa u harxhu fort e pa i marrë kohë vehtes për përgatitje. N’total t’nevojiten veç 15 minuta dhe shumë pak harxh. I vetmi detaj që dallon prej recetës klasike asht që n’vend t’domateve t’grira duhesh me i shtu rriska ullini fillit sipër n’mënyrë që me i ngja synit.
9. Dino-brownies

Nuk do diskutim që dinosaur lodrat e vogla janë shpëtimi i nji gostie t’tillë, meqë vërtetë mundesh lehtësisht çdo pjatë, ushqim a ambëlsinë me e kthy n’diçka atraktive po ua bashkangjite miniaturat. Kështu, çfarëdo keku a ambëlsine me çokollatë mundet me u kthy n’senzacion për picimulët. Megjithatë, për ne i ngja tokës e dheut, ne po t’rekomandojmë që me përgatit’ ose porosit’ brownies dhe me i dekoru me lodrat dino sipër, n’mënyrë që me e pasë sa ma praktike servimin e ushqimit.
10. Dino-tortë ekstravagante

Nuk asht e thanun me shku çdoherë me opsione t’thjeshta, nëse je prej atyre që ke qejf me qenë ekstra e me e çu n’nivel tjetër ekskluzivitetin e ditëlindjes a festës t’fëmijut për t’cilin/ën po e organizon party-n. Kështu, nëse je t’u preferu me porositë nji tortë ekstravagante, atëherë kjo torte 2 katëshe me dinosaur prej letre t’ngranshme dhe çokollate asht idealja, veçanarisht nëse ke ftu ma shumë se 10-15 njerëz.
Pavarësisht se çka vendosë me provu e gatu, ne urojmë që n’fund ti e t’tjerët, veçanarisht fëmijët me u nda t’kënaqun. Mos harro që me randësi asht n’fund t’fundit me kalu mirë bashk me mysafirët dhe me investu n’mirëpritje, muhabet e atmosferë t’mirë.
Kujdes mos përgatit edhe tepër shumë ushqim e me t’shku dam – andaj, mos ha me sy, por mendo mirë për racionet që i servon. Ti njilloj mundesh me kqyrë edhe çka me përgatit’ kur nji “Jungle” party , ose nji “Elsa / Frozen” party je t’u e gostit’, nji “pink baby shower”, nji “Blue baby shower”, a nji “bridal shower” e pse jo me u inspiru edhe prej rekomandimeve që i kemi vendosë për këto evente. Gëzuar! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
