Kur bahet fjalë për salsa t’mira e t’shijshme, salsa virale e misrit, salsa me avokado dhe karkaleca, si dhe salsa me bostan e kanë dëshmu tashma që shijet inovative t’salsave me përbërës interesant duhet me u provu t’paktën 1 herë që me u gjyku mandej.
Shijen e ambël, freskuese dhe verore mundesh me e pru n’cilëndo pjatë a tryezë nëse e përgatitë salsa-n me dredhëza dhe avokado; sallatë t’cilën n’vetëm 2 hapa tejet t’thjeshtë e ke gati. Kështu, n’qoftë se je n’trip me provu diçka t’re e ndryshe, e ke mundësinë me ja nisë me këtë recetë.
PËRBËRËSIT:
1 avokado (e prerë n’kubëza t’imëta)
150 gr dredhëza (t’prera n’kubëza t’imëta)
1/2 qepë e kuqe (e prerë n’kubëza t’imëta)
Langu i shtrydhun i 1 limete
1/2 tufë magdanoz (I grirë imët)
1 spec halapeno / i gjelbërt i djegëst (i prerë imët)
1/4 lugë çaji kripë himalajesh
HAPI 1:
Qepën e grirë imët vendose me nji pjatë. Shto langun e shtrydhun t’limetës dhe kripën e përzije masën mirë.
HAPI 2:
Shto dredhëzat, specin, avokadon dhe magdanozin e grirë bashk me qepën e marinume n’lang limoni e kripë n’nji enë t’thellë e përziji mirë. Vendose masën n’frigorifer për 5 minuta dhe servo.
REZULTATI:
Njilloj sikurse shumica e salsave, ky kombinim shkon shumë me çipsa tortille, por ndjehu i/e lirë me e kombinu edhe me bukë t’rreshkun e me e shërby si lloj bruskete, meqë asht ideale me u servu si “starter” për raste t’ndryshme.
E nëse veç ke merak me ja bashkangjitë këtë salsa ndonji mbramjeje meksikane e me e shoqnu me ndonji koktell meksikan, atëherë receta e margarita-s klasike dhe ajo e strawberry margarita-s janë recetat e duhuna për ty. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria