Kuzhina meksikane asht nji ndër kuzhinat ma t’famshme e ma t’preferume t’njerëzve t’kulturave t’ndryshme n’mbarë botën. Ajo njihet për delikatesat n’petë, me shumë djegësti, përbërës t’freskët e kombinime interesante, por edhe për variacionet e ndryshme t’cilat i ofron. Specialitetet si tacos, tortillas, enchiladas, nachos, tamales vështirë se paramendohen t’servume pa ndonji salcë pikante.
Salca meksikane e misrit që po ta sygjerojmë sot asht arsye e mjaftueshme me t’shti me e përgatitë nji darkë meksikane plot shije e pse jo me ja bashkangjitë edhe nji koktell “alla” meksikan, sikurse asht Strawberry Margarita. E ma e mira e krejt këtyre salcave asht që mundesh me i përgatitë n’1 hap t’thjeshtë me përbërës t’freskët.
PËRBËRËSIT:
400 gr misër i konservum
1/2 qepë e kuqe (e prerë imët)
1 spec i gjelbër i djegëst (i pjekun n’furrë + i prerë imët)
1/2 tugë magdanozi (e imtësume)
Langu i 1/2 limete t’freskët
1 lugë çaji kripë
HAPI 1:
Pjeke n’tepsi me folie për 5 minuta specin, ose n’plloqë t’shporetit. N’ndërkohë që pjeket speci grije qepën e magdanozin mirë e imët. Leje me u ftohë pak, qëroja lëkurën e pjekun e grije specin imët. Mos harro me ja largu farat.
HAPI 2:
Shto t’gjithë përbërësit me nji enë t’thellë. Mos harro misrin paraprakisht me e kullu mirë. Shto langun e limetës sipër bashk me kripë dhe përzije salsën. Servo
REZULTATI:
Servoje salsën e misrit n’pjatë t’thellë e shto copëza magdanozi sipër. Bashkoja salsën pjatave me nachos, torillave meksikane t’mëngjesit, fajitave t’pulës, fajitave me mish viçi dhe fajitave me kërpudha dhe perime, apo enchiladave prej kungulleshe njilloj sikurse t’sygjerojmë me ja bashkangjitë secilës gatesë edhe salsën pikante, e kënaqu t’u hangër e t’u i shiju këto delikatesa meksikane, për t’cilat ti mundesh me i mësu edhe disa fakte interesante. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria