Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar sot renditjen e re për kombëtaret, ku Kosova ka shënuar progres historik. Pas dy fitoreve ndaj Islandës në play-offin e Ligës së Kombeve, “Dardanët” janë ngjitur për dy pozita, duke u renditur tani në vendin e 97-të në botë, shkruan Katror.info.
Kjo është pozita më e mirë që Kosova ka arritur ndonjëherë në renditjen zyrtare të FIFA-s, duke reflektuar përmirësimin e vazhdueshëm të kombëtares në arenën ndërkombëtare.
Lëvizja pozitive në renditje vjen pas triumfit të Kosovës në dy ndeshjet kundër Islandës, ku sulmuesi Vedat Muriqi shkëlqeu me një het-trik, duke siguruar një vend për ekipin në Ligën B të Kombeve.
Ky progres në renditjen e FIFA-s është një dëshmi e përpjekjeve të ekipit kombëtar dhe një motivim shtesë për sfidat e ardhshme në futbollin ndërkombëtar./Katror.info