katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kosova kërkon agjendë të përbashkët me Belgjikën në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare
    19 minutes ago
    Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
    2 hours ago
    Një pjesë e Prishtinës sot pa ujë
    3 hours ago
    Sot fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Oficeri i FSK-së diplomon në trajnimin ushtarak në SHBA
    24 minutes ago
    IBCM, i vetmi nga Kosova, që i bashkohet Aleancave Universitare Evropiane
    14 hours ago
    Qendra Rajonale e Ekselencës shënon 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të OKB-së
    22 hours ago
    Teknologjia e re që zbulon flakën, mbron shtëpitë dhe ul sigurimin
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Teatri Kombëtar synon organizimin e “Moisiut”
    2 hours ago
    Regjisorja e parë shqiptare njihet në Norvegji me triptik filmik
    2 hours ago
    Jon Bon Jovi: Historia ime ende po shkruhet
    22 hours ago
    Leonardo DiCaprio rikthehet me filmin “One Battle After Another”
    23 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    22 hours ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    7 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Historia e një qyteti nën ujë që rikthehet për vizitorët
    2 hours ago
    Instalacioni më i madh në botë “Skyspace” hapet në Evropë – po aq i madh sa Pantheoni i Romës
    21 hours ago
    Pse holandezët po përqafojnë jetesën në shtëpi lundruese?
    1 day ago
    Linjë e re luksoze hekurudhore do të lidhë Parisin me Bregun e Amalfit
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ‘Rrëfehu si Beckham’, dokumentari ‘Must See’ i muajit qe mbertheu miliona teleshikues para ekranit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

‘Rrëfehu si Beckham’, dokumentari ‘Must See’ i muajit qe mbertheu miliona teleshikues para ekranit

Last updated: 21/01/2024 10:36 PM
134 Shikime
Shpërndaje


Nga “Gjuaje si Beckham” ( “Bend it like Beckham”, 2002 ), në “Rrëfehu si Beckham”…  (Dokumentari must see i muajit )

Dokumentari i fenomenit të futbollit që mbërtheu 3.8 milionë shikues në fundjavën e tij të debutimit me 4 episode.

Këtë artikull për një nga dokumentarët më në zë të këtyre 3 viteve, i cili mund të kualifikohet në kategorinë e “mini-serialeve”, dua ta nis siç e starton Victoria (Adams) Beckham prezencën e saj në këtë produkt audio-viziv duke thënë se: “Unë nuk shoh futboll, nuk e kam patur qejf ndonjëherë futbollin, nuk e kam qejf as sot”. Thënë kjo, nuk mund të pretendoj se emrin “David Beckham” e dëgjova për herë të parë tetorin e 2023-shit. Kjo ndoshta falë dëshirës së madhe të David për të qenë më shumë sesa thjesht një futbollist, mendim lidhur me karrierën e tij, të cilin e shpalos qartë gjatë 2 episodeve të para. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për shokët e tij të skuadrës ( me të cilët ka një marrëdhënie mbresëlënëse ), të cilët i njeh vetëm një njohës i mirë i futbollit, aq më tepër i “Manchester United”, skuadrës që i dha formë Beckham-it, përcjell Living.al.

Mundesh me e lexu edhe…

Epidodi i parë nis me David-in, të veshur me një kostum bletari në oborrin e shtëpisë së tij me përmasa gjigante (jo vetëm shtëpia, por dhe oborri gjithashtu)në Oxfordshire, ku me sa duket, banore janë dhe bletët, nga të cilat David shihet se prodhon një mjaltë të tijin, të cilin Victoria do e quante “David’s Sticky Stuff”. Pa nisur tamam episodin e parë, ti arrin të dallosh nuancën që ky “rrëfim” do të ketë. I qetë, i realizuar bukur vizualisht, e mbi të gjitha, real. Që nga batutat apo mënyra e sinqertë e të folurit për ngjarjet, dallohet menjëherë marrëdhënia e tij me Victorian, regjisorin Fisher Stevens e me veten gjithashtu, por dhe me persona të tjerë të rëndësishëm në jetën e tij si “Menaxheri” Ferguson, bashkë-lojtarët, kolegët etj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ep. 1 të njeh me fëmijërinë e tij, se si futbolli jo vetëm ishte pasioni më i madh që David kishte, por dhe qëllimi kryesor i jetës, i mbështetur dhe nga i ati, një i pasionuar i futbollit, veçanërisht pas skuadrës së “Manchester United”.

Po ta analizosh thellë dokumentarin, në çdo episod, për të mos thënë në çdo fragment, ti sheh një realitet, një ndodhi, me të cilën lidhesh, merr një mesazh. Prindi që kërkon të shohë të realizuar te fëmija i tij një ëndërr që ndoshta s’mundi ta realizojë vetë. Një fëmijë, i cili ushqehet e rritet me disiplinë e rregulla strikte për t’u bërë më i miri. Një nënë që do ta shohë fëmijën e saj në majë, por në të njëjtën kohë dhe të lumtur. Sheh dhe një djalë, që përpos talentit që 4 vjeç, do të kuptojë se ka më tepër në jetë se sa thjesht pasioni i tij. Fare mirë mund të ndalemi pak dhe t’i themi vetes: “Wow, qenkam dhe unë si Beckham”. Por, nuk mbetet me kaq.

Kur ty të kalojnë minutat e episodit si sekonda e vjen momenti në të cilin David bie në kontakt me Sir Alex Ferguson ( menaxheri i tij në “Manchester United” deri në momentin e largimit të futbollistit ) që 12 vjeç, kupton se si pavarësisht talentit që ti si individ mund të posedosh, është tepër e rëndësishme të gjendesh në vendin e duhur, në kohën e duhur e të takosh njeriun/njerëzit e duhur. Besimi që sir. Alex Ferguson pati te David që i vogël nuk ishte një rastësi. Madje, marrëdhënia e tyre evoluoi shumë shpejt me David-in që e shihte “Menaxherin” si një figurë atësore, motoja e të cilit ishte: “Young people deserve a chance”-(Njerëzit e rinj e meritojnë një mundësi). Ashtu ishte dhe vetë lojtari. Një djalë i ri, i cili ndeshjen e parë e zhvilloi vetëm 17 vjeç. Një ndeshje në të cilën shoku i tij i skudrës, Eric Cantona shprehet në dokumentar se vuri re që: “Ky djalë ka talent”. Konstatim, i cili më shumë se sa një opinion, do të kuptohej shumë shpejt se ishte një fakt.

Gjithsesi, “Fast forward”, episodi i 1-rë dhe episodi i 2-të të njohin me një anë të David-it, të cilën nuk do mund ta shihnim nëse ai nuk do të kishte dashur kurrë. Të njohin me skuadrën e tij të zemrës, me miqtë e tij më të mirë, ata që e ndihmuan të rritej e të bëhej lojtari “i djathtë”. Emra si Gary Neville, Eric Cantona, Ole Gunnar Solskjær, Roy Keane, pa të cilët ai nuk do t’ia kishte dalë mbanë aq lehtë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dokumentari na shtjellon qartë se mentaliteti me të cilin Ferguson i trajnonte dhe menaxhonte këta djem ishte tepër i thjeshtë për t’u kuptuar: “Ne jemi një FAMILJE. E familja është gjithmonë aty për ty!”. Kjo tregohet shumë bukur më vonë gjatë episodeve, në momentet kur David përshkruan abuzimin, depresionin dhe ankthin që përjetoi pas ndeshjes së famshme midis Anglisë dhe Argjentinës, gjatë të cilës mori një karton të kuq duke u skualifikuar nga ndeshja. Një idhull anglez, etalon i lojës perfekte në fushë, u shndërrua brenda një nate në lojtarin më të urryer të vendit. Njerëz, të cilët e idealizonin dhe e admironin aq shumë, u kthyen në persona që nisën të kërcënonin atë e Victoria-n, familjet e tyre, atakime të njëpasnjëshme nga shtypi, paparacët e publikimet e ndryshme vendase. Por ajo që i vuri kapakun, siç tregohet dhe në dokumentar, është mënyra se si trajneri i Anglisë, Glenn Hoddle, vendosi ta “menaxhonte” situatën, duke e hedhur David-in “nën rrotat e autobusit” (siç dhe David shprehet në episodin e 2-të të “Beckham”).

E falë miqve të tij të skuadrës ai arriti të menaxhojë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke luajtur ashtu siç ai dinte të bënte më mirë. Madje, një fragment që më ka mbetur në mendje është ai në të cilin David thotë: “Ata [ audienca ] nisën të këndonin një këngë të turpshme për Victoria-n, por me çdo ofendim që bënin, për mua, për familjen time, thjesht më shtynin të luaja më fort e të bëja gola”.

Way to go David, that’s the spirit! (Bravo David, kjo është fryma që duhet!)

Por, “Beckham” nuk fokusohet vetëm te karriera e lojtarit. Se si ai u rimëkëmb e bashkë me skuadrën arritën të realizonin një fitore “TREBLE”, e pak-precedentë më parë, se si ishte ai që i katapultoi lojtarët e futbollit në statusin “Rock Star”, si pasojë e partneritetit me brand-e të ndryshme e prezencës mediatike. Zgjedhja e tij si kapiten i Anglisë në “Kupën e Botës” apo dhe largimi i tij nga Manchester United për të kaluar te “Real Madrid”, më pas vajtja në Amerikë ( me një përfundim relativisht shumë të suksesshëm), e rikthimi në Europë. David i shtjellon me detaje këto sekuenca të rëndësishme jete. Përgjegjësitë mbi supe si një futbollist me këmbë të arta, përplasjet në prapaskenat e lojërave, që herë u bënë publike në atë kohë, e herë të tjera jo, por tanimë, falë këtij “rrëfimi”, po.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Beckham” fokusohet shumë gjithashtu në rolin e anglezit si bashkëshort, baba, djalë e shok. Pa dorashka, tregohen me imtësi momente intime të “Posh dhe Becks” ( Posh Spice – Victoria Beckham, “Spice Girls” ). Puthja e tyre e parë brenda një BMW-je, në një parking makinash. Mendimi i nënës së tij për marrëdhënien me këngëtaren e famshme apo dhe mospëlqimi i Victorias nga ana e sir. Alex Ferguson. Momenti kur Victoria, një natë para një prej ndeshjeve të tij më të rëndësishme e njofton se do të bëhet baba. Debatet si rrjedhojë e lëvizjeve të shumta nga një vend në tjetrin e deri te kriza ( të cilën të dy e pohojnë si të tillë në dokumentar ) e nisur në Spanjë, gjatë kohës së Beckham-it si lojtar për “Real Madrid”-in. Një periudhë të cilën Victoria shprehet se nuk e shijoi aspak, gjatë të cilës publikoheshin pa fund thashetheme e histori për çiftin në media. “Tradhti martesore”, “Divorc”, “Një grua fodulle e pakënaqur nga Spanja” ishin disa nga titujt me të cilët çifti zgjohej e ngrysej çdo ditë gjatë kohës së tyre në Madrid. Por…Duhet të shihni dokumentarin nëse doni të zbuloni a pranon David të paturin e një marrëdhënieje jashtëmartesore apo kanë qënë thjesht trillime mediatike.

Sa për Victoria-n, më duhet të përmend se prezenca e saj në këtë mini-serial dedikuar bashkëshortit të saj, ishte mëse e nevojshme dhe tepër e mirëmenduar. Reale, e sinqertë lidhur me ndjenjat e mendimet e saj për situatat dhe etapat e kaluara. E kuruar deri në detaj, por pa reklamuar një glamour të panevojshëm. Duhet thënë, se përpos një idhulli futbolli, në këtë dokumentar kemi dhe një ikonë popi, e cila për familjen dh zgjedhjet e saj në jetë mund të ketë akoma më shumë për të treguar nga ç’rrëfeu në “Beckham”. Rrëfim të cilin në fund të dokumentarit ajo e quan “terapi”.

Për mendimin tim, ky produksion është një “Must-See”. Mund mos ta kesh qejf futbollin, mund të mos duash t’ia dish aspak për “njerëzit e famshëm” apo botën e “showbiz”, ama merr mesazhe. Kupton se për të arritur atë që do, duhet punë e disiplinë, paçka se talentin mund ta kesh që në gjenezën tënde. Kupton se sa rëndësi kanë njerëzit me të cilët rrethohesh, se si pa ata që janë të mirë e të vërtetë me ty nuk mund të shkosh larg. Dhe mbi të gjitha, arrin në konkluzionin se PO, familja ka një peshë aq të madhe në jetën tënde, të cilën arrin ta kuptosh vetëm në momente ku pikërisht këtë jetë e vendos nën një lupë retrospektiviteti goxha të madhe. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:david beckhmDokumentariekranmiliona shikuesmust seepeopletop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Vajza që vendos drejtësinë në fushë, Eglantina Pjetrushi, arbitrja e FIFA-s
Artikulli i ardhshëm Njihuni me 10 shpellat më të mrekullueshme në botë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Teatri Kombëtar synon organizimin e “Moisiut”

3 Shikime
People

Regjisorja e parë shqiptare njihet në Norvegji me triptik filmik

2 Shikime
People

Jon Bon Jovi: Historia ime ende po shkruhet

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?