katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës
    4 hours ago
    Vetëvendosje propozon sërish Kurtin për kryeministër
    4 hours ago
    Rritet importi i veturave elektrike në Kosovë, qytetarët kërkojnë heqjen e doganës
    4 hours ago
    35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Arbër Selmani fiton Çmimin SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Holandë
    8 hours ago
    Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, në mesin e 12 më të mirat në botë për 2025
    7 hours ago
    Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos
    1 day ago
    ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA
    6 minutes ago
    FAZ i kushton recension librit “ë” të Jehona Kicaj, i nominuar për Çmimin gjerman të Librit
    13 minutes ago
    Muzika greke – nga muzat e lashta te hitet botërore
    7 hours ago
    Arbër Selmani fiton Çmimin SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Holandë
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    5 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    4 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    1 week ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    4 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    4 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    5 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rritet importi i veturave elektrike në Kosovë, qytetarët kërkojnë heqjen e doganës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Rritet importi i veturave elektrike në Kosovë, qytetarët kërkojnë heqjen e doganës

Last updated: 07/09/2025 12:36 PM
3 Shikime
Shpërndaje

Importi i veturave elektrike në Kosovë po shënon rritje të vazhdueshme, ndërsa qytetarët po kërkojnë heqjen e taksave doganore dhe subvencionim nga shteti për blerjen e këtyre automjeteve ekologjike. Kjo temë është trajtuar në emisionin e fundit “Shtylla”, prodhim i KosovaPress, ku janë prezantuar të dhëna zyrtare dhe opinione nga qytetarët, importues për trendin në rritje të automjeteve elektrike dhe ndikimin e tyre në mjedis dhe ekonomi.

Nga Qeveria e Kosovës është kërkuar që të dimë pse vendi ynë është ende me doganë për veturat elektrike, porse të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, vetëm gjatë vitit 2024 vlera e përgjithshme e importit të veturave elektrike dhe atyre hibride ka kapur shifrën mbi 114 milionë euro, ndërsa në periudhën janar–maj 2025, janë importuar 1 mijë e 539 vetura me një vlerë prej 56 milionë euro.

Mundesh me e lexu edhe…

Shefi i analizës së riskut në Doganën e Kosovës, Visar Zakuti deklaron për KosovaPress se të gjitha veturat, përfshirë ato elektrike dhe hibride, i nënshtrohen taksave doganore. Sidoqoftë, për veturat hibride taksat janë më të ulëta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Gjatë viteve të fundit kemi një tendencë të rritjes së importit të veturave elektrike. Gjatë vitit 2024 vlera e përgjithshme e importit tek veturat elektrike përfshirë edhe veturat hibridë që janë edhe elektrike edhe në djegie të derivateve, vlera mbi 114 milionë euro, ndërsa në vitin 2025, në periudhën për janar-maj i kemi 56 milionë euro import, dikur rreth 1 mijë e 539 vetura…Sa i përket taksave, sikurse veturat elektrike dhe ato hibridë përmbajnë gjitha, nevojitet të paguhen të gjitha taksat doganore, si, taksa e doganës, taksa e akcizës dhe taksa e TVSH-së. Megjithatë, tek veturat hibrid e kemi normën e detyrimit taksës është më e ulët sesa tek pjesa tjetër e veturave, edhe veturave elektrike, por edhe veturave tjera me djegie. Norma e detyrimit të taksës së akcizës, tek veturat hibride është 10 euro për njësinë copë, përderisa tek veturat elektrike është varësisht është taksa e akcizës e përshkallëzume varësisht prej vitit të prodhimit, si dhe faktorëve tjerë që ndikojnë në përcaktimin e vlerës së taksës, siç janë, vëllimi dhe specifikat tjera të automjetit”, thotë Zakuti. 

Derisa, pronari i AutoNet, platforma online për blerje të veturave nga Evropa, Nexhdet Abazi, thekson se pavarësisht interesimit të madh të qytetarëve për veturat elektrike, pjesëmarrja e tyre në import është ende minimale.

“Pavarësisht interesit të madh të qytetareve për importin e veturave elektrike, numri i tyre është shumë i vogël, diku sillet rreth 2 për qind e gjitha importeve që realizojmë gjatë vitit… Nëse krahasojmë me vitin e kaluar rritja është shumë e vogël…kjo për shkak të politikave qeveritare rreth importit të veturave…Ky numër i vogël lidhet ngushtë me procesin e doganimit të veturave në Kosovë. Veturat elektrike trajtohen njëjtë si të gjitha veturat tjera, pavarësisht se veturat hibride lirohen nga akciza…Aplikohen 10 për qind taksë doganore, 400 euro akcizë, plus TVSH, 18 për qind…Qeveria Kosovës duhet urgjentisht të ndërhyjë në politika në mënyrë që këto vetura të lirohen nga taksa doganore, përkundrazi Dogana e Kosovës është duke aplikuar metoda të rivlerësimit, me çka klientët tonë po i kushton kosto shtesë gjatë importit…Kjo kosto vajon prej 200 deri 1 mijë euro varësisht prej vlerës se veturës”, thekson Abazi.

Abazi shton se mungesa e investimeve publike në infrastrukturën për vetura elektrike është gjithashtu një pengesë serioze për zhvillimin e tregut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Shumica e stacioneve për mbushje të veturave elektrike janë stacione që kompanitë e ndryshime kanë ndërtuar privatisht, ndërsa mungon infrastruktura ku shteti investon dhe ndërtuar stacione për mbushje të veturave elektrike. Në këtë kontekst qeveria dhe komuna duhet urgjentisht të krijojnë sa më shumë stacione, në mënyrë që qytetarët të stimulohen që të importojnë vetura elektrike…Ne si AutoNet publikojmë rreth 2 mijë vetura në shitje çdo ditë nga BE dhe po vërejmë se trendi i veturave elektrike është në rritje çdo ditë të cilat publikohen për shitje. Rreth 20 deri 25 për qind të tyre janë vetura elektrike, ky trend është duke u rritur…Nëse krahasojmë me vendet e rajonit, Kosova ka potencial për importin e veturave elektrike, mirëpo problemet kryesore lidhen me politikat fiskale nga shteti…Qeveria duhet të bëjë ndryshimet ligjore sa më shpejtë në mënyrë që numrin e veturave elektrike të rritim sepse ka ndikim në ambient, kosto të lirë për qytetarët”, thotë Abazi.

Derisa, qytetarët shprehen të bindur se përdorimi i veturave elektrike është një zgjidhje shumë më ekonomike dhe ekologjike. Ata kërkojnë që qeveria të ndërmarrë hapa konkretë për të mbështetur blerjen e këtyre veturave.

Ngasësi i veturave elektrike, Zeqir Beka thekson përfitimet nga këto vetura.

“Veturat elektrike janë shumë të dobishme, për arsyeje se kanë harxhimet më të vogla. Na ndihmon shumë në komunikacion, nuk ndot ambientin. I bëj edhe thirrje qeverisë të ndihmojë në subvenciononim e veturave elektrike për shkak të ambientit… Ruajnë ambientin shumë, sepse nuk kanë lëndë djegëse, dhe janë shumë të dobishme”, thotë Beka.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Edhe qytetari Xhafer Gashi ndan të njëjtin mendim.

“Shumë mirë është, më ekonomike, më lirë me vozit, por është edhe një plus i madh për popullsinë, për ekologjinë, ajrin e pastër, jo ndotjen e ajrit, sepse veturat me naftë, me benzinë e ndotin ajrin. Kështu (veturat elektrike) në çdo aspekt janë shumë më mirë”, thotë Gashi.

Ndërsa qytetari, Rrahman Ramadani thotë se dogana është shumë e shtrenjtë dhe duhet të hiqet.

“Veturat elektrike janë më të dobishme, dogana ish dashtë të hiqet dhe të përmirësohet ambienti…Dogana është e shtrenjtë…Veturat elektrike janë më të mira për ambientin dhe shëndetin…Shteti ish dashtë të subvencionojë ata persona që blejnë këto vetura”, thotë Ramadani.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Po ashtu, qytetari Selahedin Haziri thotë se heqja e doganës për veturat elektrike do të kishte ndikim pozitiv për vendin.

“Është dashtë (Kosova të heq doganën për veturat elektrike) në aspektin ekologjik reflekton, si për vet konsumatorët, për shëndet…Doganën me ja heq pasi është në dobi të Kosovës dhe qytetarëve…Çdo shtet po shkon tash nga veturat elektrike, globalisht…Ne nuk duhet të mbesim mbrapa krahasim me shtetet tjera”, thotë Haziri.

Në Maqedoninë e Veriut, po ashtu ka filluar të zhvillohet infrastruktura për veturat elektrike, megjithëse numri i tyre është ende relativisht i vogël. Edhe këtu, mbështetja qeveritare është në faza fillestare, por interesi është në rritje.

Në Shqipëri, po rritet ndërgjegjësimi për veturat elektrike, dhe po krijohen pika të reja karikimi, sidomos në qytetet kryesore. Sidoqoftë, edhe atje sfidat e çmimeve dhe infrastrukturës mbeten të ngjashme me Kosovën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa kur jemi tek shifrat në botë, shitjet globale të automjeteve elektrike (EV) pritet të kalojnë njëzet milionë këtë vit, duke përbërë më shumë se njëzet e pesë për qind të të gjitha automjeteve të shitura, sipas një raporti nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Shitjet globale të automjeteve elektrike vazhdojnë të rriten pavarësisht pasigurive në ekonominë globale dhe presioneve mbi sektorin e automobilave. Ndërsa shitjet globale tejkaluan shtatëmbëdhjetë milionë në vitin dymijë e njëzet e katër, pjesa e tregut e këtyre automjeteve tejkaloi njëzet për qind për herë të parë.

Kina ruajti udhëheqjen e saj në treg, duke përbërë më shumë se gjysmën e shitjeve të vitit të kaluar. Njëmbëdhjetë milionë automjete elektrike të shitura në Kinë vitin e kaluar ishin të barabarta me numrin total të automjeteve elektrike të shitura në të gjithë botën në vitin dymijë e njëzet e dy. Shitjet e automjeteve elektrike në tregjet në zhvillim në Azi dhe Amerikën Latine gjithashtu u rritën me gjashtëdhjetë për qind vitin e kaluar.

Në SHBA, shitjet u rritën me 10% nga viti në vit, ndërsa ato mbetën të pandryshuara në Evropë ndërsa stimujt dhe politikat mbështetëse u dobësuan.

Kosova, në krahasim me këto vende, është ende në një fazë më të hershme të zhvillimit të tregut të veturave elektrike. Numri i veturave elektrike është më i vogël, dhe infrastruktura për karikim është e kufizuar. Megjithatë, Kosova ka potencial të madh për rritje, sidomos me përqendrimin në energji të rinovueshme që mund të furnizojë këto vetura me energji të  pastër./KSP

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FAZ i kushton recension librit “ë” të Jehona Kicaj, i nominuar për Çmimin gjerman të Librit
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Vetëvendosje propozon sërish Kurtin për kryeministër
TAGGED:Kosovelajmetophome1vetura elektrike

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm 35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut
Artikulli i ardhshëm Vetëvendosje propozon sërish Kurtin për kryeministër

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Osmani: Kushtetuta e Kaçanikut themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës

3 Shikime
Lajme

Vetëvendosje propozon sërish Kurtin për kryeministër

3 Shikime
Lajme

35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?