Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot festojnë 247-vjetorin e pavarësisë. Data 4 Korrik shënon shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata e Pavarësisë e cila u ratifikua më 4 korrik 1776 është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Dita e Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet me festime familjare, me parada madhështore dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve. /Katror.info