Pandemia e Covid-it ka pasur një ndikim afatgjatë në mënyrën se si ne punojmë dhe udhëtojmë, gjë që është më e dukshme në sa shumë punë kryhen në internet dhe nga komoditeti i shtëpive tona sot, dhe aftësia për ta bërë atë nga jashtë është bërë një stili i jetesës për shumë njerëz.
Jetët e “nomadëve dixhitalë” varen shumë nga sektori në të cilin ata punojnë, paga dhe fleksibiliteti i rolit dhe nëse ata mund të udhëtojnë brenda rolit të tyre.
Lista e vendeve që ofrojnë viza për nomadët digjitalë po rritet, por secili ka kërkesa të ndryshme. Duke analizuar kushtet e ndryshme, kompania kreditore Norton Finance kreu një anketë mbi kryeqytetet evropiane më të lira për jetë të nomadëve digjitalë, shkruan Katror.info.
Ekspertët e kompanisë së udhëtimit vlerësuan vendet evropiane dhe i renditën në bazë të kostos mesatare të qirasë, shërbimeve, transportit, ushqimit, palestrës dhe internetit, si dhe kostos së fluturimeve të kthimit nga Britania e Madhe.
Në vend të parë është Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, i përshkruar si një destinacion turistik me vlerë të mirë, i njohur për vendet e tij arkeologjike dhe ushqimin e rrugës. Vlera e transportit publik është një nga arsyet pse Shkupi rreshtohet kaq mirë, pasi bileta mujore për transport publik është tetë herë më e lirë se ajo në Londër.
Në vend të dytë është Sarajeva, e cilësuar si “kryeqyteti simpatik i Bosnjë-Hercegovinës”.
“Një apartament me një shtrat në qendër të qytetit kushton mesatarisht 275 euro të përballueshme në muaj”, thotë revista Time Out.
Chisinau në Moldavi është i treti në listë, ndërsa në mesin e dhjetë qyyteteve më të lira rreshtohet edhe Sofja./Katror.info