Yjet shqiptare të përfaqësueses së Zvicrës janë shprehur të emocionuar pas arritjes në Kosovë për ndeshjen e së shtunës në kualifikimet për “Euro 2024”.
Dueli mes Kosovës dhe Zvicrës, zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje nis në orën 20:45 dhe i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.
Granit Xhaka pas arritjes në Prishtinë ka thënë se po ndihet si në shtëpi, ndërsa i pyetur se çka pret nga ndeshja e nesërme, ai ka thënë: “Emocione, sa të duash”.
Ndërsa, Xherdan Shaqiri u shpreh se po ndihet shumë, shumë mirë pas arritjes në vendlindje, ndërsa shtoi se mezi pret të luajë.
“Do të jetë ndeshje e mirë. Faleminderit për mbështetjen. Jam i kënaqur që jam këtu”, ka thënë Shaqiri.
Edhe shqiptari tjetër, Ardon Jashari, ka thënë se me gjithë qejf po e pret ndeshjen me Kosovën./Koha.net/Katror.info
Përgatiti:
