katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Nga kjo ditë nis pushimi vjeshtor për nxënësit
    14 hours ago
    Kurti: Pos balotazhit, pritet të kemi edhe dy palë zgjedhje të reja
    15 hours ago
    Papa Leoni do t’i vizitojë Turqinë dhe Libanin në nëntor
    15 hours ago
    Jetesa e pavarur dhe aftësimi për jetë, nis hartimi i akteve nënligjore
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ‘Glass Room – Misinformation Edition’ – ekspozita që pasqyron mënyrën si bota online formëson mendimin tonë
    15 hours ago
    Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bien edhe në Kosovë
    18 hours ago
    Berisha-Muharremi, folëse kryesore në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë në Dubai
    19 hours ago
    Interesim i lartë i të rinjve për mësimet në piano
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Luan Mulliqi – doajeni i skulpturës
    24 hours ago
    Sot fillon Festivali ‘ReMusica’
    1 day ago
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    2 days ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    24 hours ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    24 hours ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    6 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    6 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    7 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 week ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linjë e re luksoze hekurudhore do të lidhë Parisin me Bregun e Amalfit
    19 hours ago
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    5 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    5 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shqiptaro-amerikanja dhe restoranti me ushqime ‘të egra’
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Shije

Shqiptaro-amerikanja dhe restoranti me ushqime ‘të egra’

Last updated: 21/10/2024 7:06 AM
63 Shikime
Shpërndaje
Foto: Zëri i Amerikës

Në restorantin ‘Honey Badger’ në Bruklin të Nju Jorkut, shqiptaro-amerikanja Fjolla Sheholli dhe bashkëshorti i saj, sipërmarrësi amerikan Junayd Juman ofrojnë një meny, me ushqime të egra dhe prodhime organike nga fermerët lokalë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Burim Goxhuli, çifti synon ndërgjegjësimin e klientëve mbi rëndësinë e ushqimeve natyrale dhe kujdesin për mjedisin.

Në Nju Jork ka mijëra restorante, disa prej të cilave nga më të njohurit në botë. Në këtë sektor, të arrish të vlerësohesh nga kritika nuk është e lehtë.

‘Honey Badger’ dallon mes kësaj morie restorantesh për menynë e veçantë që ofron.

Mundesh me e lexu edhe…

Për gati 10 vite, ky restorant në lagjen Bruklin shërben produkte të egra – mish, perime dhe fruta krejtësisht natyrale – të kultivuara nga fermerë të vegjël lokalë përgjatë vijës verilindore të Shteteve të Bashkuara, nga malet e Meinit e deri tek ato të Pensilvanisë, shkruan Zëri i Amerikës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Restoranti drejtohet nga sipërmarrësja Fjolla Sheholli, që erdhi nga Kosova në Shtetet e Bashkuara para 21 vitesh dhe nga bashkëshorti i saj, sipërmarrësi amerikan me origjinë nga Trinidadi, Junayd Juman.

Zonja Sheholli shpjegon për Zërin e Amerikës se pasioni i saj për ushqimet e egra lidhet me fëmijërinë e saj, por edhe situatën e vështirë të familjeve në Kosovë në vitet ‘90.

“Pasi janë larguar të gjithë nga puna, kemi qenë të detyruar që ose të largohemi nga vendi, ose të gjindemi në forma të ndryshme. Sfidat që kemi pasur na kanë detyruar të prodhojmë gjithçka nga zeroja. Të kultivojmë djathin, gjalpin dhe mishin që të kishim furnizime gjatë gjithë vitit. Gjithmonë dilnim për gjueti, peshkim, kemi mbledhur kërpudha dhe çdo gjë nga mali”, thotë zonja Sheholli.

Edhe bashkëshorti i zonjës Sheholli thotë se konsumimi i ushqimeve të kultivuara në natyrë është traditë në familjen e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në Trinidad ne hamë ushqime të egra. Kemi ferma, por kemi edhe xhunglën dhe produktet e saj. Pra, ushqimet e egra janë pjesë e kulturës tonë. Disa nga ushqimet më të mira në botë janë peshqit e egër, krahasuar me peshqit e kultivuar në fermë. Pastaj, mineralet që mund të gjesh në produktet e egra nuk krahasohen me produktet e tjera”, thotë zoti Juman.

Në restorantin ‘Honey Badger’ klientët nuk mund të porosisin një ushqim të caktuar, por mund të shijojnë 10 deri 18 gatime të ndryshme që ofron menyja sezonale, të frymëzuara nga dieta e fiseve indigjene amerikane dhe të kombinuara me kuzhinën moderne botërore.

“Shumë nga ushqimet tona kanë të bëjnë me mirëqenien. Jo vetëm shija, e kripur, apo e ëmbël, por edhe ndjenja që përjeton pasi mbaron së ngrëni. Një hamburger në aeroport është gjëja më e keqe që mund t’i bëni vetes. Mënyra se si trajtohet kafsha nga fermeri ka rëndësi. Mishi nga kafshët në fabrika është mish skllavërie”, thotë zoti Juman.

Zonja Sheholli thotë se përbërësit në gatimet e saj dikur përdoreshin si ilaç nga fiset indigjene amerikane, por sot, shton ajo, ato vështirë se mund të gjenden në treg.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Indiano amerikanët kanë qenë gjithmonë shumë të lidhur me natyrën. Çdo gjë është lidhur me formën e hënës. Është shumë e vërtetë që kur hëna është e plotë gjërat ndodhin shumë më ndryshe. Kjo reflektohet edhe në llojshmërinë e produkteve të natyrës. E gjithë kultura e banorëve indigjenë amerikanë bazohet tek Hëna. Faktikisht, ushqimet që ata kanë përdorur kanë përbërës shërues. Për shembull e merr këtë, sepse ndidhesh kështu. Një produkt tjetër është i mirë për diçka tjetër”, thotë zonja Sheholli.

‘Honey Badger’ furnizohet nga tre peshkatarë, pesë gjuetarë dhe 27 fermere që mbledhin produkte mali. Në këtë restorant rëndësi i kushtohet edhe pamjes së pjatës.

“Çdo pjatë duhet të jetë e shijshme dhe e bukur. Të ketë një histori të mrekullueshme pas vetes me të cilën mund të lidhesh. Shumë nga gatimet tona lidhen me fëmijërinë dhe kujtimet tona mbi magjinë e ushqimit. Mendoj se kuzhinierët janë magjistarët e fundit. Ne marrin përbërësit e egër nga natyra dhe e transformojmë në diçka të bukur që ju ta hani”, thotë zoti Juman.

Zonja Sheholli thotë se ‘Honey Badger’ nuk është vetëm një biznes, por edhe një mision për ndërgjegjësimin e njerëzve mbi rëndësinë e të ushqyerit me produkte natyrale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Fermerët kanë marrë një rrugë shumë ndryshe nga vitet 80. Ajo që konsumojmë sot nuk e dimë se nga vjen. Sa më thellë që jam futur (në studime) e kam kuptuar që edhe sëmundjet dhe çdo gjë që po përballemi vjen nga konsumimi i ushqimeve që nuk e dimë se nga vijnë”, thotë zonja Sheholli.

Zonja Sheholli thotë se praktikat e pashëndetshme dhe bujqësia industriale po përkeqësojnë ngrohjen globale dhe po kërcënojnë planetin duke helmuar tokën dhe ajrin./Zëri i Amerikës

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
TAGGED:fjolla sheholliHoney Badgerrestorantshijeshqiptaro-amerikanetopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Celine Dion 5 fakte për “The Power of Love” nga Céline Dion(Cover)
Artikulli i ardhshëm Filma, takime letrare e ekspozita – lista e kuruar e Monday Marks për këtë javë!

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Shije

7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve

17 Shikime
Shije

Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike

26 Shikime
Shije

Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor

46 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?