Ne po provojmë vazhdimisht me t’njoftu me recetat ma t’mira e ma me shije që i dijmë e që besojmë munden me t’ndihmu me kriju shprehi t’mira t’t’ushqyerit. Andaj edhe shumë shpesh vijmë me receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie, sikurse janë receta e smoothie-t me dardhë dhe xhenxhefil, apo ajo e smoothie-t me shegë – smoothie këto që po pëlqehen prej shumë lexuesve, dhe me t’drejtë.
Thjeshtësia e kombinimit t’dardhës me dredhëza sa e ban këtë smoothie t’lehtë me u paramendu si shije, aq edhe e ban me qenë unik e plot freski. Mjafton me i përzi përbërësit e maposhtëm n’blender e me i blu edhe me kriju e konsumu diçka plot shije e vitamina, pa u mundu fort.
PËRBËRËSIT:
5 dredhëza
1 dardhë
1 grusht rrush i zi
1/2 gotë jogurt
PËRGATITJA:
Shto përbërësit n’blender. Bluje masën deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe smoothie t’mos ketë copa t’mëdhaja mrenda.
REZULTATI:
Servo smoothie-n n’gotë ose vendose n’shishe t’xhamit e ruje n’frigorifer. Ky smoothie qëndron i freksët për 2 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Shijo!
E nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për smoothie – ne t’i kemi radhitë 5 smoothie-t ma t’mira për shnetë bashk me 3 smoothie me dredhëza që kujtdo i pëlqejnë. Secila asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre e ke gati brenda 2 minutave.
Kurse, n’rast se ke nevojë për ndonji ide mëngjesi ma ndryshe se smoothie-t, mos e le pa e provu qullin e nxehtë t’tërshanës me dredhëza – qull ky që pos i shnetshëm e i shijshëm, asht edhe ushqim që t’mbanë t’ngitë për disa orë t’mira. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria