Kushdo që i parapëlqen smoothie-t që n’konsistencë janë ma kremoze por edhe ekzotike, e din sa vështirë asht me i kombinu pemët n’raste t’caktume por edhe përbërësit për me e fitu konsistencën e smoothie-t qysh e don. Andaj, ne kemi vendos me nda me ty recetën t’smoothie-t ma kremoz e ekzotik, fiks për mëngjeset e start-et e mira.
Smoothie me lulelakër dhe gjalpë kikiriku asht mënyra ma e mirë e mundshme me i përfshi edhe perimet n’smoothie, pa u vërejtë që janë aty, por t’u i marrë vitaminat e nevojshme. E këtë kombinim mundesh me ua ba gati fëmijëve për shkollë pa u tutë që nuk po e pijnë, sepse, kremoziteti dhe ambëlsia e këtij smoothie-t nime t’len pa fjalë.
PËRBËRËSIT (1 servim):
1 banane
2 hurma (pa thelb)
50 gr lulelakër
1 lugë gjelle gjalpë kikiriku
1/3 gotë ujë
1/3 gotë qumësht
PËRGATITJA:

Shto përbërësit n’blender. Bluje masën deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme dhe smoothie t’mos ketë copa t’mëdhaja mrenda.
REZULTATI:

Servoje smoothie-n n’gotë e sipër dekoro me rriska bananeje, gjalpë kikiriku e kikirika po deshe. Ti poashtu mundesh me e vendosë smoothie-n n’shishe t’xhamit e me e rujtë n’frigorifer. Ky smoothie qëndron i freksët për 3 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Mundesh me marrë n’punë me vehte, me ua dhanë fëmijëve për n’shkollë, apo me e komsumu para ushtrimeve.
E nëse je n’kërkim t’ideve t’tjera për smoothie – ne t’i kemi radhitë 5 smoothie-t ma t’mira për shnetë bashk me 3 smoothie me dredhëza që kujtdo i pëlqejnë. Secila asht ma e mirë se tjetra, edhe secilën prej tyre e ke gati brenda 2 minutave. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
