Organizata ETEA, njoftoi se sot, më 4 tetor do të nisë ngjarjen kulturore për fëmijë, panairin e librit.
Hapja e tij do të bëhet në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, me fillim nga ora 12:00.
Njoftimin e bëri edhe nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu e cila ftoi prindërit dhe fëmijët t’i bashkohen këtij panairi.
Ndërkaq, ky panair do të zgjatë katër ditë, pra 4-7 tetor.
Agjenda e panairit parasheh:
#PanairiiLibritpërFëmijë organizohet nga ETEA, libraria “Dukagjini” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e organizatës ETEA./Katror.info