Elisa Spiropali, ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, është takuar me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesen e lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.
Përmes një postimi në Facebook, Spiropali ka bërë të ditur qëllimin e këtij takimi, duke theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin evropian.
“Me shumë kënaqësi u takova me Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën”, ka shkruar Spiropali./Katror.info









