Bëni më pak se katër minuta ushtrime me intensitet të lartë çdo ditë dhe mund të zvogëloni gati për gjysmë rrezikun që gratë të kenë një sulm në zemër, sipas një studimi të ri.
Rreth 13,000 gra morën pjesë në studim, i cili u botua në British Journal of Sports Medicine, dhe që u përqendrua tek përpjekjet fizike të shkurtra dhe intensive të integruara në jetën e përditshme, si ngjitja e shkallëve, ecja me shpejtësi ose bartja e objekteve të rënda. Këto aktivitete u krahasuan me ushtrimet e strukturuara, si vrapimi, pedalimi ose stërvitjet në palestër, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
Ato që bënin vetëm 3.4 minuta ushtrime intensive çdo ditë, panë një ulje prej 45% të rrezikut për ngjarje kardiovaskulare të rëndësishme dhe një ulje prej 67% të rrezikut për dështim të zemrës. Përfitimet ishin veçanërisht të qarta për gratë që nuk ushtrohen zakonisht.
Rezultatet ishin më pak të qarta për burrat që morën pjesë në studim, duke theksuar nevojën për udhëzime dhe kërkime të veçanta për secilin seks kur bëhet fjalë për shëndetin dhe ushtrimin./Katror.info
Përgatiti:
