katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    16 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    17 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    16 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    16 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    17 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    16 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Të rinjtë formësojnë të ardhmen përmes programeve të UNICEF-it në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Të rinjtë formësojnë të ardhmen përmes programeve të UNICEF-it në Kosovë

Last updated: 10/05/2024 7:34 PM
115 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Fëmijët janë arkitektët e së ardhmes dhe mënyra se si ata ushqehen dhe mbështeten gjatë viteve të formimit ndikon shumë në potencialin e tyre si të rritur.

Duke e pasur parasysh këtë, UNICEF-i në Kosovë është edhe dera e shumë mundësive për të rinjtë, duke u ofruar atyre një platformë për eksplorim, zhvillim të aftësive dhe angazhim në fusha të ndryshme profesionale dhe sociale.

Hanë Ilazi, koordinatore e programeve për të rinjtë, në një intervistë për Katror Media, tha se projektet e UNICEF, përveç rritjes së potencialit të të rinjve, po kontribuojnë edhe në adresimin e sfidave të tyre duke bërë që zëri i tyre të dëgjohet.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

“Në Kosovë, kjo organizatë si pjesë e këtij programi, ose kësaj shtylle,  ne kemi tri fokuse kyçe, të cilat kanë të bëjnë e para me lehtësimin e tranzicionit të të rinjve për kalimin nga edukimi në punësim, zhvillimin e shkathtësive të ndryshme të shekullit 21, përmes të cilave pastaj ata mësohen si të bëhen agjentë të ndryshimit në komunitetet ku ata jetojnë dhe e treta ka të bëjë me ofrimin e platformave të ndryshme, që këta të rinj të rrisin aktivizimin e tyre vullnetar, por edhe pjesëmarrjen në platforma të ndryshme, ku këta mund të shprehin zërin e tyre dhe të adresojnë nevojat dhe sfidat që këta i kanë, të cilat lidhen kushtimisht me jetën e tyre”, thekson Hana.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Hanë ilazi – zyrtare për zhvillim të adoleshentëve /UNICEF NË KOSOVË

Këto tri fokuse janë platformat të cilat u japin qasje dhe mundësi depërtimi të rinjve në disa dimensione.

“E kemi programin e Kosovo Generation Unlimited, e cila është një platformë shumë sektoriale, që tash në këtë vit, është nën udhëheqjen edhe të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. Ne iu ofrojmë mundësi të rinjve që të qasen në punë praktike për një periudhë tremujore, përgjatë të cilës ata kanë mundësi të ngritin shkathtësitë e tyre në profesione të ndryshme dhe njëkohësisht të eksplorojnë pak a shumë një mjedis të punës e si funksionon. Përmes këtij programi të rinjtë arrijnë që të ekspozohen në tregun e punës të fitojnë shkathtësi të caktuara specifike konform fushës ku ata angazhohen dhe njëkohësisht t’i japim mundësi vetes në njëfarë forme që të angazhohen pastaj tutje edhe në entitete të tjera në vazhdim, pra është njëfarë forme  një mënyrë edhe orientimi në karrierë për të rinjtë, duke marrë për bazë  kalimin prej edukimit në punë dhe ndoshta mungesën e ndërlidhjes së kërkesave të tregut të punës me shkathtësitë të cilat ata i fitojnë në sistemin e edukimit”, thotë ajo.

Përmes programve të ofruara nga UNICEF, të rinjtë mund të fitojnë shkathtësi për tregun më bashkëkohor të punës, si dhe njëkohësisht kontribuojnë në mirëqenien e  përbashkët shoqërore, si dhe bëhen pjesë e vendimmarrjes në mënyra të ndryshme.

“Kjo lidhet normalisht direkt prapë me punën vullnetare dhe aktivizmin qytetar të të rinjve kur ne kemi për shembull brendapërbrenda UNICEF-it, një prej platformave kyçe që, lidhet me grupin referues të të rinjve të UNICEF-it (YRG). Ky është një grup i të rinjve  gjithëpërfshirës, pra përfshijnë të rinj nga komunitete të ndryshme dhe prapavija të ndryshme, të cilët përfaqësojnë zërin e të rinjve dhe nevojave të tyre në informimin e programeve të UNICEF-it, por edhe në informimin e politikave të ndryshme lokale dhe qendrore përkrah UNICEF-it. Ne kemi programe të ndryshme, të cilat kanë për qëllim ngritjen e shkathtësive të mendimit kritik, shkrimit dhe leximit medial, ngritjen e shkathtësive për avokim social, ngritjen e shkathtësive të gjelbra ose që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe kështu me radhë, por që të gjitha në bazë e kanë angazhimin e të rinjve  vullnetarë dhe ngritjen e aktivizmit qytetar nga ana e tyre”, shton Hana.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky grup referues i të rinjve ka filluar në vitin 2019 dhe ka nisur përmes angazhimit të disa asamblistëve të rinj në procesin e zhvillimit të një analize të situatës së grave dhe fëmijëve në Kosovë, ku për herë të parë është përfshirë edhe zëri i të rinjve në këto perspektiva.

Të rinjtë, të cilët iu bashkuan grupit referues të UNICEF-it, në  vitin e fundit kanë pasur mundësi që të adresojnë sfidat dhe nevojat e të rinjve të Kosovës jo vetëm  në nivel lokal dhe qendror, por edhe në platforma të ndryshme rajonale dhe globale.

Olsa Domi, studente dhe aktiviste e programeve të ndryshme të UNICEF iu bashkua edhe Grupit Referues të të Rinjve, ku në kuadër të punës vullnetare me këtë grup ajo pati mundësinë që të adresojë shumë sfida e problematika të bashkëmoshatarëve të saj.

Olsa Domi – aktiviste vullnetare

“Në këto programe kam pasur mundësinë e qasjes me  mundësi të ndryshme për realizimin e projekteve të ndryshme që na insistojmë si të rinj  në këtë mënyrë jemi njoftu me aktivitete të mrekullueshme që na janë ofruar neve. Grupi referues i të rinjve pra është një platformë dhe një hapësirë shumë e mirë për të adresuar të gjitha problemet dhe sfidat me të cilët ne si të rinj ballafaqohemi në përditshmërinë tonë në Kosovë dhe personalisht ka qenë një ndjenjë shumë e mirë dhe një privilegj shumë i madh që të ndihmojë bashkëmoshatarët e mi për një përfaqësim sa më të mirë të  këtyre adresimeve dhe që bashkë me kolegët t’i synojmë zgjidhjet e këtyre problematikave”, shprehet Olsa.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përvoja e Olsës kaloi përtej adresimit të sfidave, ajo pati rastin edhe të përfaqësojë të rinjtë në nivel ndërkombëtar duke u bërë zëri i tyre përmes projekteve specifike.

“YRG-ja, përveç kësaj mundësie që na ka ofruar, gjithashtu na ka mundësuar edhe qasjen në evente të ndryshme jo vetëm lokale, por edhe rajonale dhe ndërkombëtare siç janë Eventi evropian i të rinjve që mbahet në Parlamentin Evropian në Strazburg çdo vit. Pjesëmarrja në atë vend ka qenë një privilegj shumë i madh dhe një mundësi e mirë për të fasilituar punëtori për gjithëpërfshirje. Gjithashtu një event tjetër shumë i rëndësishëm ka qenë edhe eventi i samitit të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Bruksel, gjithashtu edhe aty kam pasur mundësinë që të përfaqësojë zërin e të rinjve të Kosovës, duke adresuar kështu çështje që lidhen me gjithëpërfshirjen dhe arsimimin në Kosovë dhe gjithashtu së fundi është bërë një hulumtim në nivel të Kosovës rreth fushës së orientimit në karrierë dhe të gjitha statistikat që kanë dalë nga ky hulumtim janë prezantuar kështu në një raport të nivelit ndërkombëtar.”

Edhe Edi Miftari anëtar i këtij grupi shprehet se puna vullnetare në UNICEF përveç zhvillimit të shkathtësive i ka ndihmuar atij me fushën të cilën ai e studion edhe në formësimin e personalitetit dhe gjetjen e fushës së interesit të tij.

Edi Miftari – Aktivist vullnetar

“Duke qenë se jam pjesë e shumë organizatave dhe trajnimeve të ndryshme, pjesë e Grupit Referues të të Rinjve (YRG), kam qenë pjesë prej vitit 2029, kur kam marrë vesh për këtë grup, dhe prej asaj kohe jam anëtar i rregullt i trajnimeve të ndryshme dhe kampanjave të ndryshme të UNICEF-it”, thotë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky grup i të rinjve aktivistë inkurajojnë punën vullnetare për më shumë përfshirje dhe zhvillim të të rinjve.

“Puna vullnetare është diçka që çdo i ri duhet ta ketë prioritet në momentin kur ekziston sadopak energjia dhe vullneti për të përmbushur një synim atëherë pse jo, secili nga ne mund të jetë një përfaqësues i përmbushur i njëri-tjetrit ne mund të mësojmë nga njëri-tjetri dhe imperfeksionet na bëjnë perfekt, prandaj inkurajoj çdo të ri që ka sadopak vullnet dhe energji që të bëhet pjesë e gjitha programeve vullnetare që mundësohen për ne, pasi janë mundësi të mrekullueshme”, shprehet Olsa.

”Filloni mu marrë me punë vullnetare, nëse nuk dini se ku me vazhdu karrierën, vazhdoni me ndjek trajnime të ndryshme”, shprehet Edi.

Ndërsa Hana angazhimin vullnetar e sheh të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e tyre social, ekonomik e më gjerë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë mendoj që është shumë e rëndësishme që të rinjtë  në momentin që e kanë mundësinë dhe kanë platformat, të cilat veçse i kanë të mundur të angazhohen në to të shfrytëzojnë këtë moment që jo vetëm të rrisin në njëfarë forme potencialin e tyre dhe të mësohen përgjatë procesit se si duhet t’i adresojmë këto nevoja, por që gjithsesi në mënyrë që të zhvillohet edhe aspekti social edhe aspekti ekonomik dhe të gjitha fushat që prekin jetët e tyre. Është tejet e rëndësishme që të të rinjtë të jenë ata që i shtyjnë përpara sfidat dhe nevojat e tyre dhe kërkojnë me këmbëngulësi që ato të adresohen”, thotë Hana.

Si pjesë e programeve, të cilat mbështesin angazhimin e të rinjve në punë vullnetare dhe aktivizëm qytetar, UNICEF-i ka mbështetur edhe zhvillimin e kornizës ligjore në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit qysh nga viti 2016 kur ka hyrë në fuqi Udhëzimi administrativ për rregullimin e punës vullnetare të të rinjve, një kornizë e cila për herë të parë është prezantuar në Kosovë, që e rregullon punën vullnetare rinore. Si  pjesë e kësaj, po ashtu UNICEF ka mbështetur zhvillimin e platformës Kosovës Volunteers, e cila është platforma e parë e këtij lloji që ka mundësuar lidhjen e të rinjve vullnetarë me ofruesit e punës vullnetare dhe njohjen apo certifikimin e kësaj pune. E duke qenë kështu puna vullnetare e të rinjve shkon jo vetëm në të mirë të komunitetit, por edhe në rritje personale të karrierës së tyre. /Katror.info

Edicionin #48 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
TAGGED:Aktivistetaktivizmi qytetaredi medi miftarihana ilaziKosovo Generation UnlimitedLajme te miraolsa dumaprogramepuna vulnetarepunesimshkathtesite rinjtetoptophome1UNICEFYRGzhvillim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Të rinjtë e Kosovës tashmë një ‘klikim’ larg pajisjes me Kartën Rinore Evropiane
Artikulli i ardhshëm WhatsApp me version të ri

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

21 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

19 Shikime
Lajme të mira

Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?