Threads vazhdon të shfaqë veçori të reja për t’u dhënë përdoruesve edhe më shumë liri krijuese. Dhe një tjetër është rrugës.
Threads po prezanton një veçori të re që u jep përdoruesve më shumë hapësirë për t’u bërë kreativë në postimet e të tjerëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Aplikacioni tani ka një mjet shënimi i cili i lejon përdoruesit të shkruajnë mbi postimet që duan të rishpërndajnë. Kreu i Instagramit, Adam Mosseri, e ndau lajmin në, natyrisht, Threads.
Veçoria e shënimit shfaqet kur citoni ose ripostoni një postim. Mosseri gjithashtu ngacmoi se më shumë veçori do të vijnë së shpejti nga Meta. /Katror.info