Tash që jemi rritë e po na bjen vet me përgatitë, po e kuptojmë shumë mirë sa asht problem me ardhë me ide për gatesa, sidomos kur asht fjala për drekë ose darkë. Recetat sa ma t’thjeshta e t’lehta me u përgatitë, aq ma t’pëlqyshme për kando, e besa edhe ma t’përdorshme.
Përgatiti patatet e ambla bashk me vezë për me e kriju nji prej recetave ma t’mira, ma t’shijshme e ma ushqyese t’mëngjesit. Kjo recetë asht shumë e përshtatshme për kando që ruhet pak n’ushqim e n’3 hapa t’thjeshtë asht gati.
PËRBËRËSIT:
4 ve
1 patate e ambët (e prerë n’kube mesatare)
1 qepë e kuqe (e grirë imët)
5 lugë gjelle vaj ullini
1 lugë çaji biber i kuq
1 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji biber me fara speci
1 lugë çaji hudhër pluhun
100 gr lakër “Kale” / opsionale spinaq
2 lugë gjelle parmezan i grirë
HAPI 1:
N’tigan me vaj ulliri shto copëzat e patates t’ambël dhe fërgo për 10 minuta me kapak t’tiganit sipër. Largo patatet dhe vendosi n’1 pjatë fillimisht e shto qepën dhe kavërdise për 5 minuta.
HAPI 2:
Shto sallatën “Kale” apo spinaqin bashk me patatet e ambla dhe kvërdisi për 5 minuta ato.
HAPI 3:
Shto vezët 1 nga 1 n’tigan, mbuloje tiganin me kapak dhe pjeki vezët për 10 minuta. Servo.
REZULTATI:
Shijoje këtë mëngjes me 1 smoothie me dardhë dhe boronica, apo me 1 smoothie me karrotë dhe banane. Ti poashtu mundesh me nisë mëngjesin me 1 prej 3 rekomandimeve t’tona për mëngjes t’mirë.
E meqë jemi tek kjo super-recetë me patate t’ambël, mëso qysh me gatu pataten e ambël për shujtat tjera. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria