Gratë franceze kanë një sekret shumë të veçantë për gjumë më të mirë që ka të bëjë me parfumin. Kjo nuk është diçka për t’u çuditur, sepse ata kanë një traditë të gjatë me parfume, apo tradita si parfumosjen e dorezave dhe shamive. E këtë gjë shumë gra ende vazhdojnë ta bëjnë.
Parfumosja e ndan ditën nga nata
Gratë franceze kanë një traditë për përdorimin e parfumit. Ato nuk e përdorin të njëjtin parfum për ditën dhe natën, por i përdorin dy të ndryshëm varësisht se është natë apo ditë. Gjatë ditës përdorin një parfum më të fortë, ndërsa para se të shkojnë në shtrat, zakonisht ndonjë aromë më të freksët.
Ky zakon bazohet në fuqinë dhe aftësinë që kanë aromat për të provokuar ndjesi. Nuhatja është e vetmja nga shqisat, që shkon drejtpërdrejt në pjesën emocionale të trurit që lidhte me sistemin limbik. Prandaj, përdorimi i parfumeve të ndryshme në varësi të ndjesive që duam t’i kemi është një ide shumë e mirë. E kjo, sidomos nëse shndërrohet në ritual dhe përsëritet çdo natë, sepse truri do ta interpretojë menjëherë si shenjë pushimi.
Nuk e ngadalëson asgjë më shumë dinamikën e një dite të lodhshme, sesa një aromë e freskët në dhomën e gjumit.
Mathilde Thomas, themeluesja e markës për kujdesin e lëkurës, “Caudalie” në librin e saj “The French Beauty Solution”, shkruan se ajo spërkatë një aromë kamomil, borziloku, livando dhe nenexhik në jastëkun e saj për t’u çlodhur.
Parfumosja – kjo traditë e vjetër në mesin e grave franceze
Esperanza Pintado, një eksperte e aromave “Dior”, thotë se e mësoi nga gjyshja zakonin e parfumimit të çorapeve të saj përpara se të vishej. Sipas saj, marrëdhënia me parfumin zhvillohet që në moshë të hershme. Madje është e zakonshme që të mblidhen një numër i aromave. Ka njerëz që kanë një koleksion të tërë aromash për çdo moment apo humor dhe që ndryshojnë aromat si dikush që ndryshon ngjyrën e këpucëve apo buzëkuqit. /Katror.info