Sa më shumë njerëz që përdorin ilaçe për humbjen e peshës mund të kontribuojnë në rritjen më të shpejtë të ekonomisë, sipas një analisti të njohur nga Goldman Sachs.
Nëse 60 milionë amerikanë do të përdornin ilaçet GLP-1 – që përfshijnë edhe Ozempic – deri në vitin 2028, PBB-ja e SHBA-së mund të rritej deri në 1 përqind, shkruan Jan Hatzius, ekonomisti kryesor në këtë bankë, në një shënim të tij, transmeton klankosova.tv.
Punonjësit që kanë humbur peshë sipas tij, do të jenë më efikas dhe do të marrin më pak ditë pushimi për shkak të sëmundjeve të lidhura me mbipeshën.
Hatzius tha se problemet shëndetësore, përfshirë mbipesha, i mbajnë njerëzit jashtë forcës punëtore, gjë që pengon rritjen ekonomike, sipas raportimit të Business Insider.
Sipas mail online, medikamentet si Ozempic dhe Wegovy kanë marrë një popullaritet të jashtëzakonshëm në Amerikë muajt e fundit.
Fillimisht të zhvilluara për të trajtuar diabetin tip 2, Goldman Sachs parashikon që deri në 70 milionë amerikanë të tjerë mund të fillojnë të përdorin këto ilaçe në katër vitet e ardhshme, duke rritur ndjeshëm produktivitetin. /Katror.info
Përgatiti:
