Klasat e vallëzimit dhe një medikament ekzistues që përdoret për trajtimin e ankthit janë promovuar si trajtime potencialisht të reja për Parkinsonin.
Në një studim të vogël të realizuar në Holandë, ilaçi propranolol u tregua efektiv në reduktimin e dridhjeve, të cilat prekin deri në shtatë nga dhjetë persona me Parkinson.
“Kjo është një studim shumë i vogël i kryer për një periudhë të shkurtër kohe, por është inkurajuese që rezultatet tregojnë se propranololi mund të ofrojë një lehtësim të përkohshëm për njerëzit që përjetojnë dridhje,” tha Dr. Becky Jones nga organizata bamirëse Parkinson’s UK.
“Ne presim të shohim studime më të mëdha dhe më afatgjata për të kuptuar ndikimin e mundshëm që kjo mund të ketë për komunitetin e Parkinsonit.”
Ndërkohë, një studim i veçantë nga studiues kanadez tregoi se seancat javore të vallëzimit ndihmuan në reduktimin e ndjenjave të depresionit te një grup i vogël pacientësh me Parkinson.
“Nuk po përpiqemi të shërojmë Parkinsonin me vallëzim,” tha autori kryesor, Prof. Joseph DeSouza nga Universiteti York, Kanada.
“Ajo që po përpiqemi të bëjmë është t’u ofrojmë njerëzve një cilësi më të mirë jete.” përfundoi ai./Katror.info
Përgatiti:
