Një bar në Wyoming të ShBA-së organizoi një përpjekje të pazakontë të rekordeve botërore Guinness kur një grup burrash i prenë mjekrat e tyre dhe krijuan një zinxhir prej 45 metrash.
Garuesit në Casper për kampionatin kombëtar të mjekrës dhe mustaqeve u mblodhën në Gaslight Social, ku mjekrat e tyre ishin të lidhura së bashku në një zinxhir.
“Duhej të qëndronim aty dhe të mos lëviznim. Ishim atje për një gjysmë ore vetëm duke qëndruar drejt”, tha pjesëmarrësi Joel Andrus për WZZM-TV. “Sepse nëse lëviz shumë, e thyen zinxhirin pak”.
Zinxhiri i mjekrës u mat 45 metra, duke thyer rekordin prej 18 metrash, i cili u vendos në Gjermani në vitin 2007./Katror.info