Fshati Zoj e Medvec i komunës së Prizrenit dhe komuna e Mamushës furnizohen me ujë përmes pusit që është rregulluar me participimin e banorëve, por ata kanë dilema në kualitetin e ujit.
Mamusha ka kërkuar vazhdimisht që të kyçet në rrjetin e ujësjellësit. Projekti që ka filluar nga fshati Krushë e vogël, mendohet se do të zgjidhë njëherë e mirë këtë problem të kahmotshëm.
Kryeshefi i kompanisë KRU Hidroregjioni Jugorë Fadil Berisha thotë se uji i këtyre puseve kontrollohet nga ekspertët dhe ka rezultuar i pastër, por projekti do të realizohet nga KRU Gjakova.
Projekti është përkrahur nga Qeveria në vlerë prej 1.8 milion euro, nga komuna e Prizrenit me 300 mijë euro dhe pritet të përfundoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm./Katror.info