Tashmë janë regjistruar 10 mijë punëtorë në “Super Puna”.
Sipas njoftimit, kaq është edhe numri i atyre që janë të verifikuar në këtë platformë.
“10 mijë punëkërkues të regjistruar dhe të verifikuar në Super Puna”, thuhet në njoftim.
Platforma ishte lansuar më 6 shkurt 2023, si dhe ishte dedikuar për punësimin e të rinjve në Kosovë e quajtur ‘superpuna’.
Ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati pati thënë se nëpërmjet kësaj platforme, Qeveria e Kosovës garanton punën e parë për të rinjtë prej moshës 18 deri në 25 vjet që të punësohen.
Në konferencën për lanësimin e këtij projekti, Murati pati deklaruar se pilotimi i platformës do të jetë një mbështetje prej gjashtë muajsh për secilin të ri me pagë minimale prej 264 euro./Katror.info