Nga drama ligjore me yje ku luan Kim Kardashian, te seriali i ri fantastiko-shkencor i krijuesit të Breaking Bad, Vince Gilligan, e deri te sezoni i pestë dhe i fundit i Stranger Things në Netflix, shkruan BBC, transmeton Katror.info.

1. I Love LA
Rachel Sennott rikthehet si krijuese dhe protagoniste në një komedi për miq që ribashkohen në Los Angeles, mes dashurive, debateve e humorit sarkastik.
I Love LA do të publikohet me 2 nëntor, HBO Max

2.All’s Fair
Kim Kardashian hyn në botën ligjore si avokate divorcesh në serialin e ri të Ryan Murphy-t, plot luks, dramë dhe sarkazëm. Me Sarah Paulson, Naomi Watts e Glenn Close.
All’s Fair do të publikohet me 4 nëntor, Hulu / Disney+

3.All Her Fault
Sarah Snook nga Succession në një thriller psikologjik: djali i saj zhduket dhe çdo mik bëhet i dyshuar.
All Her Fault do të publikohet me 6 nëntor, Peacock / 7 nëntor, Sky & NOW

4.Death By Lightning
Michael Shannon dhe Matthew Macfadyen rikrijojnë historinë e presidentit të harruar amerikan, James Garfield, dhe vrasësit të tij. Nga producentët e Game of Thrones.
Death By Lightning do të publikohet me 6 nëntor, Netflix

5.Pluribus
Krijuesi i Breaking Bad, Vince Gilligan, sjell një botë ku një virus i bën njerëzit të lumtur – përveç një gruaje që nuk pranon ta humbasë arsyen. Me Rhea Seehorn.
Pluribus do të publikohet në Nëntor, Apple TV+ (pritje për datë zyrtare)

6.The Beast in Me
Claire Danes dhe Matthew Rhys në një histori të errët për fajin, obsesionin dhe sekretet mes fqinjëve.
The Beast in Me do të publikohet me 13 nëntor, Netflix

7.Last Samurai Standing
Një dramë japoneze epike me 292 samuraj që luftojnë për mbijetesë në fundin e epokës së tyre – mes nderit dhe shpatës.
Last Samurai Standing do të publikohet me 13 nëntor, Netflix

8.Malice
Jack Whitehall kthehet nga komedia në një thriller hakmarrjeje si kujdestar misterioz që hyn në jetën e një familjeje të pasur.
Malice do të publikohet me 14 nëntor, Prime Video

9.The American Revolution
Ken Burns sjell një dokumentar 12-orësh për revolucionin amerikan, me fokus te roli i grave, indigjenëve dhe afro-amerikanëve në themelimin e SHBA-së.
The American Revolution do të publikohet me 16 nëntor, PBS

10.Stranger Things – Sezoni i fundit
Pas tri vitesh pritje, Eleven dhe miqtë përballen me Vecna-n në fundin epik të sagës. Episodet ndahen nga nëntori deri në fund të vitit.
Stranger Things do të publikohet me 26 nëntor, Netflix /Katror.info
Burimi: BBC
Përktheu dhe përshtati: Katror.info














