“Gulfood 2025”, që po zhvillohet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nga data 17 deri më 21 shkurt, shkruan Katror.info.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes KIESA ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 96 m² për kompanitë pjesëmarrëse. Vizitorët dhe blerësit ndërkombëtarë kanë mundësinë të njihen nga afër me cilësinë dhe potencialin e produkteve kosovare në sektorët e ushqimit, pijeve dhe higjienës.
Kompanitë që përfaqësojnë Kosovën në këtë panair janë: “Fluidi Group”, “Vitafood”, “Ananasi Impex”, “Camel”, “Frutti”, “Jaffa Plus”, “Agro-Florentina”, “A-D-E Group”, “Fresh-Co”, “Happy”, “Afri Trade” dhe “DG PACK”. Përmes këtij prezantimi, ato synojnë të krijojnë kontakte me partnerë potencialë dhe të zgjerojnë tregjet e tyre të eksportit.
Shtandin e Kosovës e vizitoi edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, z. Xhabir Hamiti, duke shprehur mbështetje për promovimin e produkteve vendase në tregjet ndërkombëtare.
Ky panair përbën një mundësi të rëndësishme për kompanitë kosovare në zgjerimin e pranisë së tyre globale dhe zhvillimin e bashkëpunimeve të reja për rritjen e eksporteve./Katror.info