Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) ka mbyllur zyrtarisht konkursin për mbështetjen e projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik, të hapur më 12 dhjetor 2024. Komisioni i QKK-së ka shqyrtuar gjithsej 12 projekte që synojnë financimin për realizimin e filmave të gjatë, me një kohëzgjatje mbi 60 minuta, shkruan Katror.info.
Drejtoresha e QKK-së, Blerta Zeqiri, ka bërë të ditur se brenda pesë ditësh do të emërohet juria që do të vlerësojë këto projekte. “Juria do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen e projekteve më të mira nga kjo thirrje,” ka deklaruar ajo në një intervistë për gazetën Koha Ditore.
Ndërkaq projektet e paraqitura përfshijnë:
“Lindur për të jetuar” me regji të Kastriot Avdylit
“Gjurmë” me regji të Rita Krasniqit
“Sa o Roma Babo” me regji të Agim Sopit
“Dua” me regji të Blerta Bashollit
“Dua të shkoj sërish në det” me regji të Leart Ramës
“Zanushja” me regji të Sabri Pajazitit
“Babai dhe babai” me regji të Besim Ugzmajlit
“Lule” me regji të Edon Rizvanolliut
“Vajza” me regji të Eki Rrahmanit
“Zëri që nuk dëgjohet” me regji të Luan Kryeziut
“As numrat e telefonit nuk i shkëmbyem” me regji të Genc Berishës
“Vezë mjellme” gjithashtu me regji të Genc Berishës.
Për vitin 2025, QKK-ja ka në dispozicion një buxhet prej dy milionë eurosh për subvencione dhe transfere, sipas Ligjit për ndarjet buxhetore. Këto fonde pritet të shpërndahen për projektet më të mira filmike, duke kontribuar në zhvillimin e industrisë së filmit në Kosovë../Katror.info