Deputetët e Kuvendit votuan me 120 vota pro që të nisë përpilimi i raportit të ri për verifikimin e mandateve nga Komisioni i njëjtë.
Përfaqësuesit e partive janë mbledhur në një sallë të Kuvendit dhe për 30 minuta do të përpilojnë raportin.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se në takimin konsultativ janë pajtuar që me votë unanime të votohet raporti në Komision dhe seancë, që të mund të vazhdojmë tutje.
“Është propozuar po ashtu që të autorizohet komisioni i përkohshëm, i njëjti, ose nëse nuk pajtoheni që të jetë i njëjti komision, duhet të zgjidhen anëtarë të rinj që do të përpilojnë raportin e ri”./Katror.info