Për ma shumë se 6000 vjet, njerëzit n’kultura t’ndryshme kanë përdorë erëza dhe ushqime t’ndryshme që kanë ofru djegësti dhe i kanë dhanë nji shije ndryshe ushqimeve t’tyne. Kështu, shoqni e civilizime t’ndryshme kanë arritë me e bartë traditën e përgatitjes dhe konsumiit t’ushqimeve pikante ndër gjenerata, duke i inspiru edhe brezat e ardhshëm që me shpikë e prodhu ushqime t’tjera inovative e t’gjahilta.
E gjersa nji pjesë nuk mundet me e kuptu se pse dikush vullnetshëm i ekspozohet nji “tortureje” t’tillë sikurse asht konsumimi i ushqimeve t’djegësta, ka njerëz që nuk munden me paramendu me u ulë me hangër diçka pa qenë e djegëst, apo pa e shoqnu me diçka pikante. Gjellë, gatesa, pasta, çipsa, salsa, madje edhe koktella kanë arritë me u përshtatë e me u djegëstu falë ekperimentimeve t’ndryshme t’meraklive t’tillë.
16 Janari shënon ditën ndërkombëtare e ushqimit pikant, ndryshe e njohun edhe si dita e specave “Chili”; ditë kjo që i nxitë meraklitë e ushqimit t’djegëst anë e mbanë botës me i shiju pjatat e tyne ma t’preferume t’mbushuna me djegësti, fytyra t’skuquna, sy me lotë dhe vesh që fishkëllojnë.

Andaj, nëse je prej atyre që ke qejf me t’qitë goja flakë, qarrose sot vehten, familjarët e miqt me nji drekë a darkë pikante n’shpi, apo edhe dikund n’qytet e sigurohu që nime po han diçka super t’djegëst.
Merakli t’ushqmeve pikante: Gëzuar ditën ndërkombëtare t’ushqimeve t’djegësta juve dhe kujtdo që keni mrri me ja shishmu specat, fafaronat, tabasco-t, erëzat e çkado pikante! Gëzuar me ni spec t’djegëst! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
