Federata e Boksit e Kosovës po përmbyll vitin kalendarik për vitin 2022 me suksese të mëdha. Boksierët e Kosovës (në të dyja konkurrencat), gjatë këtij viti fituar pesë medalje të bronzta dhe shkruan historinë e pasluftës me medalje botërore, evropiane dhe mesdhetare, shkruan Portali Shqip.
Medalja e bronztë botërore (Turqi) dhe e bronztë evropiane (Mali i Zi) nga Donjeta Sadiku, medalje e bronztë mesdhetare (Algjeri) nga Shpëtim Bajoku dhe dy medalje të bronzta evropiane U18 (Bullgari) nga Taulant Jakupi dhe Donat Syla, ishin sukseset kryesore të boksit kosovar gjatë këtij viti.

Po ashtu, Kosova fitoi edhe medalje dhe kupa nga turnetë ndërkombëtare që janë në kalendarin Evropian EUBC dhe botëror IBA.
FBoxK ka zhvilluar gjithsej 34 gara (turne), 13 kombëtare dhe 21 ndërkombëtare, përfshirë Kampionatin Botëror për femra seniore, Kampionati Evropian për femra seniore, Kampionatet Evropiane për të rinj (Youth) junior,shkollar (kadet), Lojërat Mesdhetare dhe Kampionatin Individual i Kosovës për të gjitha grupmoshat,. Po ashtu boksierët reprezentues të të gjitha grup moshave ishin katër herë në përgatitje./Katror.info