354 rekrutë kanë nisur trajnimin e Stërvitjes Ushtarake Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, për procesin e integrimit të të rinjve në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan Katror.info
“354 rekrutë kanë filluar trajnimin intensiv të Stërvitjes Ushtarake Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj. Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të të rinjve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ofruar njohuri dhe aftësi të nevojshme për t’u bërë ushtarë të aftë dhe të përkushtuar”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Gjatë trajnimit, rekrutët do të përgatiten për sfidat e mëtejshme që i presin në karrierën e tyre ushtarake, duke zhvilluar aftësitë fizike, njohuritë bazë ushtarake dhe disiplinën. Ky proces përfshin një gamë të gjerë ushtrimesh dhe mësimesh që janë esenciale për t’u bërë pjesë e FSK-së dhe për të kontribuar në misionet e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.
Kjo është faza e fundit e testimit para se rekrutët të bashkohen me FSK-në, dhe për këtë arsye, atyre u dëshirohet shumë sukses në këtë mision të shenjtë, duke përmbushur detyrat që i presin në të ardhmen./Katror.info